• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”, ish-ministri: Këtë herë me vend ‘kazani” i Ramës

by A R
12/01/2018 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nuk i ka pëlqyer gjesti i Ramës i cili u vesh si babagjysh i Vitit të Ri në emisionin e Ardit Gjebresë për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë.

Në një shkrim të publikuar tek Panorama Mustafaj teksa rëndit agurmentat e tij se pse është kundër këtij gjesti  thotë se “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”.

Gjithashtu Mustafaj thotë në shkrim se Ramës i ka hyrë kaq shumë vetja në qejf, sa tanimë që mori edhe timonin, edhe tepsinë, do t’i veshë vetes edhe petkun e shpëtimtarit mitologjik për tokësorët më të dobët.

“Kryeministri ynë, i veshur me xhybe të kuqe, mjekër të bardhë prej pambuku dhe çallmën si zilkë e përmbysur, në mizanskenën e Ardit Gjebresë, na paraqitet si mishërimi i babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit një djalë me probleme shëndetësore i ka shkruar një letër me kërkesa nga më të natyrshmet, më njerëzoret. Si prind, jam i lumtur që halli i atij djali kurajoz e plot me dashuri për jetën, u lehtësua disi.

Të paktën, do besuar se ky hall u lehtësua, në qoftë se Kryeministri ynë do e mbajë fjalën, gjë që nuk është shumë në karakterin e tij. Kam për atë djalë gjithë urimet e zemrës që kam për dy djemtë e mi. Nuk është aspak faji i tij pse unë u ndjeva i trazuar nga kjo shfaqje.

Faji kryesor është i Kryeministrit, të cilit i ka hyrë kaq shumë vetja në qejf, sa tanimë që mori edhe timonin, edhe tepsinë, do t’i veshë vetes edhe petkun e shpëtimtarit mitologjik për tokësorët më të dobët.

Janë me qindra e qindra nëpër Shqipëri fëmijët që fati nuk i ka përkëdhelur e ndaj të cilëve shoqëria jonë ka detyrime të posaçme për t’i ndihmuar.

Kjo përfshirje në gjuhën e politikës quhet solidaritet, është detyrim kushtetues për qeverinë dhe përmbushet me kontributin e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Kontributi i Edi Ramës për solidaritetin është në proporcion me taksat që ai paguan. Roli i Kryeministrit është krejt tjetër”- shkruan ish ministri.

 “Për herë të parë e kam gjetur vërtet me vend përcaktimin që po ky Kryeministër ka bërë për mediat si kazan. Por që brenda këtij kazani ishte tashmë ai vetë si autor dhe protagonist i versionit shqiptar të filmit me titullin “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”– mbyll shkrimin Besnik Mustafaj.

Next Post
FOTOT/ “Daily Mail” mahnitet nga luksi i adoleshentëve të pasur shqiptarë

FOTOT/ "Daily Mail" mahnitet nga luksi i adoleshentëve të pasur shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com