• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Baba i sakrificës! Dy shpirtra që nuk u dorëzuan…” Alban Hoxha feston ditëlindjen, Çiljeta i bën dedikimin e ndjerë partnerit

by Java News
23/11/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për ditëlindjen e partnerit të saj, futbollistit, Alban Hoxha. 

Ajo publikoi një foto të tyre në rrjetet sociale, të cilën e shoqëroi me fjalët më të bukura mbi marrëdhënien, sakrificat dhe dashurinë që i bashkon. 

“Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë… nga një ditë e thjeshtë… por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë… vetëm për një të vërtetë, ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë”, shkroi këngëtarja. 

Ajo rrëfeu se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e fortë, e sinqertë dhe e mbushur me pasion teksa u shpreh se një miks ndjenjash i mban pranë njëri-tjetrit. 

“Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë… Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka”. 

Ndër të tjera Çiljeta nuk harroi të vlerësonte partnerin edhe për rolin e tij si baba, teksa e quajti Albanin ‘baba të sakrificave’. 

“Je babai që rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi”. 

“Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë, vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë. Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje. Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde, për karakterin tënd të hekurt. Faleminderit që më zgjedh çdo ditë”, shtoi këngëtarja krahas fotos. 

Postimi i plotë: 

Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…
nga një ditë e thjeshtë…
por një nga ditët tona më të lumtura.
Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…
vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë 

Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…
Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.
Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. 

Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi. 

Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. 

Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë, vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë. 

Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje.
Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.
Faleminderit që më zgjedh çdo ditë. 

Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme.
Që ëndrrat e tua të marrin fluturim.
Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.
Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë. 

Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.
Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.
Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne  

Kujtojmë që Çiljeta dhe Albani nisën një lidhje dashurie pasi bashkëshortja e futbollistit, Dorjana Haka, humbi jetën, nga një neglizhim i mjekëve pas lindjes së djalit të tyre, Beko. 

Vetëm dy ditë më parë Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë. 

Në disa intervista, Çiljeta ka treguar se, edhe pse Beko nuk është djali i saj biologjik, kjo nuk e ka penguar kurrë ta dojë dhe ta trajtojë njësoj si birin e saj, Fernandon, i cili ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e mëparshme e këngëtares. 

“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete buçin njëherë, pyete edhe nënën. Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë. 

Unë nuk i ndaj kurrë, sepse Bekon e kam gjetur me pampersa, 1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim. Fernando gjithmonë e ha në fakt, se dhe po të ketë gabim Beko e ha Fernando. Madje, ndonjëherë më thotë ti s’më do mua, do vetëm Bekon, do iki të jetoj te nëna. E marr veç dhe i them që ti duhet të jesh më tolerant se je një vit e gjysmë më i madh se Beko dhe kur e ka ai gabim duhet ta marrësh me të mira dhe ta mësosh ti”, -është shprehur Çiljeta në një intervistë. 

 

 

 

Next Post
Nisin në Gjenevë bisedimet mes Zelensky dhe SHBA-së, Presidenti i Ukrainës: Shpresoj të kemi rezultate

Nisin në Gjenevë bisedimet mes Zelensky dhe SHBA-së, Presidenti i Ukrainës: Shpresoj të kemi rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In