• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

B4Students dhe “Skill Up Academy”: Aktivitete që transformojnë studentë në liderë

by A R
29/01/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondacioni Mane vijon të kontribuojë në arsim dhe edukim, për një brez të motivuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Përmes programit B4Students dhe projektit të tij fitues, “Skill Up Academy”, po realizohen një cikël takimesh me figura të spikatur publike nga ku studentë të interesuar bëhen pjesë e një bashkëbisedimi të frytshëm, ku ndahen përvoja personale si shembuj më të mirë të suksesit. “Skill Up Academy” është i hapur për të gjithë studentët, pavarësisht drejtimit të tyre akademik, dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive jetësore dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Aktiviteti i fundit i projektit u drejtua nga politikania dhe lektorja Grida Duma, e cila trajtoi temën e diskutimit “Mendësia”, si çelës për hapjen e shumë dyerve në jetë. Me mbi 380 studentë të pranishëm në Amfiteatrin e Universitetit të Mjekësisë, Duma ndau përvojat e saj dhe nxiti një diskutim të hapur mbi ndikimin e mendësisë në arritjen e qëllimeve. Pjesëmarrësit shfaqën interes për të mësuar dhe zhvilluar mendësinë e duhur, për të kapërcyer pengesat që mund të hasin në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Pak ditë më parë, “Skill Up Academy” organizoi një tjetër aktivitet mbi “Logjikën e parasë” , me lektorin dhe studiuesin e ri, Igli Tola, i cili i trajtoi praktikat financiare nën një perspektivë ndryshe.

Aktiviteti që startoi të gjithë rrugëtimin e “Skill Up Academy” u drejtua nga gazetari i njohur Marin Mema, i cili foli mbi temën “Lideri i së ardhmes”. Gjatë këtij sesioni, u diskutua se si lidershipi mund të formësojë botën e nesërme dhe si të rinjtë mund të përgatiten për të udhëhequr me ndikim. Pjesëmarrësit, shfaqën dëshirë për të kuptuar më mirë karakteristikat dhe strategjitë e liderëve të suksesshëm.

“Skill Up Academy” është një iniciativë që përputhet me misionin e B4Students për të fuqizuar projektet sociale të udhëhequra nga studentët; është krijuar nga studentët Armelda Ago, Armando Lekaj dhe Esmeralda Sherifi, dhe ka për qëllim ofrimin e aftësive të nevojshme jetësore dhe njohurive praktike për studentët, që të jenë të përgatitur për sukses në botën e shpejtë dhe dinamike të sotme.

Aktivitetet e “Skill Up Academy” përfshijnë organizimin e bashkëbisedimeve me tema të rëndësishme për edukimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të studentëve, duke përfshirë krahas temave të trajtuara dhe ato si “Inteligjenca emocionale” apo “Balanca punë -jetë”.

“Skill Up Academy” është iniciativa e pestë që merr mbështetje dhe financim nga B4Students.

 

 

 

 

Next Post
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

Berisha ngre pikëpyetje për arrestimin e Agasit: Akt i vërtetë apo dorëzim me kushte?

August 26, 2026
VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

August 26, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

August 26, 2026
Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com