• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Azilkërkuesit/Franca kthen 30 shqiptarë, zv.ministrja: Shanset për azil në BE janë zero

by Java News
09/08/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth orës 15:30, në aeroportin e Rinasit, ka mbërritur një charter me 30 shtetas shqiptarë të rikthyer nga Franca, të cilët kishin kërkuar azil politik në Francë.

Ky është avioni i tretë, një tjeter do ketë brenda pak ditesh çka dëshmon se bashkëpunimi me Francën për kthimin e tyre është në një fazë të re.

b53ccd7a-4cc6-4500-b96d-c680039c5440

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajna, ka përcjellë mesazhe të qarta për të gjithë ata shtetas që tentojnë për të udhëtuar drejt Francës apo vende të tjera të BE-së, me qëllim kërkimin e azilit Politik.”

Rovena Voda: Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.

Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t’u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.

d0133c19-d4db-4eed-be78-0ce8cab214d1

Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t’u cënohet.

Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.

Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë.

Në kuadër të kësaj edhe Policia e Shtetit ka marrë një plan masash, ka nxjerrë disa urdhëra për të monitoruar lëvizjet e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë, por ky shqetësim i ngritur nga vendet e BE-së sigurisht që nga ne, nga shteti Shqiptar, ka angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të Policisë Kufitare të shtetit Shqiptar, që do të monitorohet me shumë përgjegjësi lëvizja e shtetasve, por duam që edhe vetë qytetarët të ndërgjegjësohen që lëvizja e tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ua kërkojmë, ua çojmë këtë mesazh ndërgjegjësimi të gjithë shtetasve shqiptarë për të mos cënuar, e theksoj dhe një herë, për të mos rrezikuar atë që ne arritëm me shumë mund, lëvizjen tonë të lirë brenda kufijve të BE.

Urdhëri i nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pikërisht ka të bëjë me forcimin e masave të kontrollit kufitar.

Urdhër ky i nxjerrë në zbatim të ligjit të ri për kufirin, nxjerrë në vitin 2016 , ka hyrë në fuqi në vitin 2016 dhe pikërisht në vazhdën e zbatimit të ligjit të ri i cili është i përafruar me atë të BE-së, por edhe në kuadër edhe të respektimit të kushteve të lëvizjes së shtetasve Shqiptarë në zonën Schengen, pikërisht ky urdhër pra, vjen me një sërë masash për të forcuar kontrollin kufitar por gjithmonë unë e theksoj duke ruajtur balancën e së drejtës për lëvizje të lirë.

Sigurisht që do të ketë kontrolle, do të jenë më të imëta. Sigurisht një objekt më i rëndësishëm i kontrollit do të jenë shtetasit inad dhe ata të depërtuar, do të këtë kontrolle më të shumta ndoshta në vijën e dytë të kontrollit për shtetasit që mund të dalin të dhëna nga sistemi pra sistemi TIMS, por asgjë e jashtëzakonshme.

Ndoshta dhe zhurma që kemi dëgjuar në media që po cënohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë nuk është e vërtetë, thashë gjithçka është konform ligjit që kemi ne për kontrollin kufitar, i përafruar me legjislacionin e BE-së por edhe konform siç thashë, të gjitha masave të lëvizjes së lirë të shtetasve brenda zonës Schengen.

Mos kërkoni azil brenda vendeve të BE,

Shanset për azil janë zero.

Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Të gjithë ata shtetas që pretendojnë një shkollin më të mirë, që duan të gjejnë punë, kanë të gjitha mundësitë ligjore, rrugët ligjore për të kërkuar diçka të tillë në vendet e BE-së.

a.ç

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e enjte 10 gusht 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In