Olivia, Amelia, Xhesika dhe Frederik do të quhen katërnjakët shqiptarë që erdhën në jetë një ditë më parë në Gjermani, ku prindërit e tyre kanë kërkuar azil që prej muajit korrik.
Mediat gjermane kanë publikuar fotografi të nënës shqiptare në spital, e cila solli në jetë 3 vajza dhe një djalë përmes një operacioni cezarian, në klinikën universitare në Jena.
Babai i fëmijeve, Vebi Keta falenderon per kujdesin. “Shërbimi mjekësor në Shqipëri nuk është kaq i mirë,” tha 36vjeçari.