Ofelia Ade, një nënë 26vjeçare e një vajze të vogël të lindur më 2 shkurt ia ka vënë emrin Anxhela Merkel. Gruaja është azilkëkuese në Gjermani dhe bashkë me vajzën e vogël Anxhela Merkel Ade jetojnë së bashku me 730 persona të tjerë, kërkues të azilit, në një ish spital të Hanoverit, raporton agjencia
gjermane DPA.
Vlerësimi për kancelaren është aq i lartë, sa është shkelur edhe rregulli, që në Gjermani ndalon përdorimin e mbiemrave si pjesë të një emri. “Anxhela Merkel është një grua e zonja, më pëlqen”, kështu është shprehur gruaja duke e treguar vlerësimin me vepra.