Çështja e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka bërë që ministri i Brendshëm të dalë para mediave për të theksuar qëndrimin e qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij Tahiri tha se shtetasit shqiptarë të mos ndërmarrin aventura, ndërsa sipas tij rritja e largimeve jashtë vendit është vetëm 0.6%.
“Shqiptarët nuk do të përfitojnë azil. Për azilkërkuesit nevojitet një bashkëpunim rajonal” – tha Tahiri.
Ndërkohë, duke mbështetur kreun e qeverisë, i cili një ditë më parë tha se azilkërkuesit shqiptarë shkojnë në Gjermani nga Greqia, Tahiri e ripërsëriti duke theksuar se shumica e tyre udhëtojnë nga vendet e BE-së.
Ministri i Brendshme ka kërkuar që shqiptarët të zbatojnë rregullat e lëvizjes së lirë.