• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesit shqiptarë, Finlanda: Të gjithë kanë marrë përgjigje negative

by
17/07/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Migracionit në Finlandë ka theksuar me anë të një njoftimi për shtyp se, të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative.

Duke evidentuar se “numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015, kjo zyrë thekson se, “të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative”.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Sipas kësaj zyre Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara. Ndërsa theksohet se, kërkesat do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen pa vonesë.

“Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht këtë ndihmë për të gjithë. Nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret, atëherë nuk miratohet ndihma”, thuhet në njoftim.

Madje Zyra e Migracionit në Finlandë shton se, bashkë me përgjigjen negative mund të merret edhe ndalim hyrje në zonën e Schengenit.

“Mund të kërkoni azil në Finlandë nëse keni arsye të frikësoheni se do të përndiqeni në vendin tuaj. Nëse kërkesa për azil ju refuzohet dhe ajo konsiderohet e pabazuar, atëherë kjo mund të nënkuptojë edhe ndalimin e hyrjes në të gjithë zonën e Schengenit. Kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrje”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj zyre ndihma e sistemit të kthimit vullnetar mund të merret vetëm një here. Për ndihmën ose mbështetjen financiare për kthim vullnetar mund të aplikohet vetëm në 3 raste. 1- Nëse azilkërkuesi ka marrë përgjigje negative për kërkesën për azil. 2- Nëse azilkërkuesi e ka anulluar kërkesën për azil. 3- Nëse azilkërkuesi ka lejeqëndrim të përkohshëm në Finlandë që e pengon largimin nga vendi.

Sipas kësaj zyre, ndihma mund t’i miratohet vetëm personave të cilët kanë nevojë për ri-integrim. Ndihma miratohet jo e plotë ose nuk miratohet nëse ka arsye të dyshohet se aplikanti ka për qëllim vetëm ta keqpërdorë sistemin e ndihmës, ose nëse konsiderohet se personi që do të kthehet në atdhe nuk ka nevojë për të gjithë ndihmën, thuhet në njoftim, ku gjithashtu theksohet se, miratimi i ndihmës vendoset nga qendra e pranimit të refugjatëve ku është regjistruar personi që do të kthehet.

Next Post

Ndërtimet 2009-2014, Lame premton legalizimet falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

Gjoba sipas rrezikut dhe heqje licencash, si do të ndëshkohen shkelësit në transportin e mallrave të rrezikshme

July 30, 2026
“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

July 30, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

July 30, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

July 30, 2026
Mbi 43 gradë Celsius/ Vala e të nxehtit godet Ballkanin nesër, eksperti grek: Këto temperatura i parashihnim në vitin 2040

Vijojnë ditët e nxehta/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

July 30, 2026
Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

July 30, 2026
Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

July 30, 2026
Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

July 30, 2026
Shkozet/ Zjarr në magazinë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

Shkozet/ Zjarr në magazinë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

July 30, 2026
Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com