• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azili, Finlanda: Të gjithë shqiptarët kanë marrë përgjigje negative

by Java News
17/07/2015 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FinlandaZyra e Migracionit në Finlandë ka theksuar me anë të një njoftimi për shtyp se, të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative.

Duke evidentuar se “numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015, kjo zyrë thekson se, “të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative”.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Sipas kësaj zyre Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara. Ndërsa theksohet se, kërkesat do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen pa vonesë.

“Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht këtë ndihmë për të gjithë. Nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret, atëherë nuk miratohet ndihma”, thuhet në njoftim.

Madje Zyra e Migracionit në Finlandë shton se, bashkë me përgjigjen negative mund të merret edhe ndalim hyrje në zonën e Schengenit.

“Mund të kërkoni azil në Finlandë nëse keni arsye të frikësoheni se do të përndiqeni në vendin tuaj. Nëse kërkesa për azil ju refuzohet dhe ajo konsiderohet e pabazuar, atëherë kjo mund të nënkuptojë edhe ndalimin e hyrjes në të gjithë zonën e Schengenit. Kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrje”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj zyre ndihma e sistemit të kthimit vullnetar mund të merret vetëm një here. Për ndihmën ose mbështetjen financiare për kthim vullnetar mund të aplikohet vetëm në 3 raste. 1- Nëse azilkërkuesi ka marrë përgjigje negative për kërkesën për azil. 2- Nëse azilkërkuesi e ka anulluar kërkesën për azil. 3- Nëse azilkërkuesi ka lejeqëndrim të përkohshëm në Finlandë që e pengon largimin nga vendi.

Sipas kësaj zyre, ndihma mund t’i miratohet vetëm personave të cilët kanë nevojë për ri-integrim. Ndihma miratohet jo e plotë ose nuk miratohet nëse ka arsye të dyshohet se aplikanti ka për qëllim vetëm ta keqpërdorë sistemin e ndihmës, ose nëse konsiderohet se personi që do të kthehet në atdhe nuk ka nevojë për të gjithë ndihmën, thuhet në njoftim, ku gjithashtu theksohet se, miratimi i ndihmës vendoset nga qendra e pranimit të refugjatëve ku është regjistruar personi që do të kthehet. /Gjergj Mimia, ATSH/

Next Post

FOTOGALERI / Ne jemi çfarë konsumojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

July 31, 2026
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026

July 31, 2026
Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

July 31, 2026
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Martin Leka: Problemi i PS-së është te piramida drejtuese, jo te baza

July 31, 2026
Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com