• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Azilkërkuesit që shkojnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

by A R
04/02/2024 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishulli grek i Samosit, është skenë e një realiteti të zymtë për disa nga azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e tij, por kthehen mbrapsht me forcë në Turqi. Korrespondenti i rrjetit PBS Malcolm Brabant, shkoi në Samos për të dokumentuar kushtet e tmerrshme të jetesës brenda kampit të mbipopulluar të refugjatëve në këtë ishull dhe për të hedhur dritë mbi mënyrën se si trajtohen ata nga autoritetet greke.

Nga ishulli grek i Samosit mund të shihen në sfond malet që i takojnë Turqisë. Pamjet e bukura fshehin një realitet të hidhur.

Është e vështirë të arrish të flasësh me një nga refugjatët që mbërrijnë në ishull dhe kthehen mbrapsht, pikërisht sepse ata dëbohen. Por gazetari i PBS-it, arriti të flasë me njërën prej tyre e cila ka ardhur nga Afrika Qendrore. Ai tregon se si shkoi ta takojë gruan që u dërgua mbrapsht në Turqi, por arriti të rikthehet përsëri në Samos përmes detit Egje. Gazetari Malcolm Brabant e takoi atë pranë kampit të refugjatëve në Samos, që ka kushte të mjerueshme dhe ruhet nga policia e cila është mosbesuese ndaj gazetarëve dhe kamerave.

Azilkërkuesja që ka ikur nga konflikti në vendin e saj, nuk dëshiron të identifikohet, nga frika e pasojave.

“Na çuan në një rrugë mes maleve, derisa arritëm në një port ku pamë një varkë të madhe. Aty e kuptuam që po na kthenin në Turqi. Na hipën në varkë. Kishte shumë dallgë. Na detyruam të vishnim jelekë shpëtimi dhe na thanë se do të na godisnin sërish nëse nuk hipnim. Na hodhën kuti të vogla me portokalle. Në atë kohë erdhën forcat nga Turqia për të na shpëtuar”, thotë ajo.

Kthimi i tyre mbrapsht u bë nën petkun e errësirës. Gruaja dhe emigrantët e tjerë u dërguan në lindje të ishullit Lesbos dhe u braktisën pranë ujërave turke.

“Ishim në varkë për një kohë të gjatë. Kishte shumë dallgë. Njerëzit bërtisnin. U frikësova. Nuk mund të flisja, isha e dehidratuar. Ata na keqtrajtuan dhe shkelën të drejtat tona njerëzore. Kisha menduar se po të vinim në vendin e tyre për të kërkuar azil, do të na dëgjoni. Por ata e vranë atë shpresë.”

Ish-oficeri i ushtrisë britanike Nick Waters është analist dixhital i faqes Bellingcat që përdor informacione publike nga interneti për të ekspozuar shkelje ndërkombëtare.

“Është e pamundur që të kalosh Egjeun me këto gomone të vogla shpëtimi”.

Avokati Dimitris Choulis nga Samos përfaqëson azilkërkuesit. Ai akuzon Greqinë se po kryen shkelje në emër të Bashkimit Evropian.

“I lanë pa ujë, me foshnjet me vete, duke u rrezikuar jetën. Roja jonë Bregdetare Greke i kryen këto krime”, thotë ai.

“Më duhet të them se mund ta prisnim një gjë të tillë nga një qeveri si ajo e Rusisë, për shembull, por jo nga qeveria e një vendi evropian”, thotë analisti Waters.

Azilkërkuesit janë të vetëdijshëm për qëndrimin e Greqisë, por nuk stepen nga kërcënimi i kthimit mbrapsht ose nga kushtet e vështira në ishujt grekë. Gazetari i PBS-it shkon më pas për të folur me një të ri palestinez i quajtur Mohammed. 25-vjeçari, mesa duket ka notuar gjatë fundjavës nga Turqia në Samos. Por meqenëse është fundjavë, ai nuk mund të regjistrohet zyrtarisht nga autoritetet. Dhe ai ka frikë se mund të dërgohet mbrapsht. Mohammed, një specialist i telekomit nga Gaza, notoi tetë orë rresht. Ai tregon pickimet e insekteve që pësoi ndërsa fshihej në pyll.

“Kam dëgjuar nga shumë njerëz dhe miq të mi se rojet bregdetare greke i kapin, i fusin përsëri në anije dhe i kthejnë në ujërat turke. Nuk i lejojnë të kërkojnë azil dhe nuk ua respektojnë të drejtat ligjore.”

Mohammed ndenji i fshehur deri kur filloi java dhe nën mbrojtjen e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, u regjistrua zyrtarisht dhe u pranua në kampin e refugjatëve. Nga i njëjti kamp gruaja nga Afrika Qendrore i bën thirrje Bashkimit Evropian ta detyrojë Greqinë që t’u përmbahet parimeve bazë të BE-së.

“Gjërat duhet të ndryshojnë. Duhen bërë përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Ujërat janë të rrezikshme. Është e vështirë. Ata duhet të na dëgjojnë, duhet të na pranojnë, në vend që të na hedhin në det”.

Ajo nuk ka ku të kthehet. Prindërit ia kanë vrarë dhe shtëpia e saj është shkatërruar. Azili është shpresa e saj e vetme, por nuk është një garanci./VOA

 

 

Next Post
Hasani niset drejt Italisë, finalizohet marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Hasani niset drejt Italisë, finalizohet marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In