• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesit nga Ballkani, shanset për azil dhe shkaqet e refuzimit

by Java News
24/09/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesat për azil nga emigrantët nga Ballkani Perëndimor kryesisht refuzohen në Gjermani.

Në të ardhmen, shkruan DW, situata do të përkeqësohet dhe kthimet e detyruara do të bëhen edhe më të shpejta.

Më shumë se 40 për qind e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani vijnë nga njerëz nga Ballkani Perëndimor, kryesisht prej emigrantëve nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) është autoriteti i vetëm, që vendos, nëse këto kërkesa për azil pranohen. Rregullat për këtë i përcakton Konventa e Gjenevës, Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese për procedurat e azilit. Ato janë forcuar në Gjermani vitet e fundit.

Vlerësimi i Ballkanit Perëndimor

Kështu Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina konsiderohen tani të ashtuquajtura “vende të sigurta të origjinës”, në të cilat sipas situatës aktuale ligjore nuk ekziston asnjë rrezik i persekutimit politik, apo i dhunës johumane dhe nuk mbizotërojnë rrethana, që të pengonin kthimin e azilkërkuesve në këto vende. Sipas planeve të qeverisë gjermane statusin vendi i sigurt origjine do ta marrë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Këto vende kërkojnë bashkëpunimin me BE­-në dhe sipas ministrit të Jashtëm, Frank­Walter Steinmeier, është e vështirë të trajtohen si shtete, që persekutojnë shtetasit. Përveç kësaj këto vende kanë kërkuar vetë në konferencën e Ballkanit Perëndimor në gusht nga qeveria gjermane, që të klasifikohen si vende të sigurta origjine. Arsyeja: me valën e fundit të refugjatëve këto shtete humbasin shumë të rinj, kryesisht për motive ekonomike.

Arsyet e refuzimit

Varfëria apo pakënaqësia politike në bazë të Konventës së Gjenevës për Refugjatët nuk vlejnë si arsye për azil. Por emigrantët nga Ballkani Perëndimor shpesh nuk mund të parashtrojnë arsye të tjera të besueshme për të kërkuar azil, shpjegon BAMF. Kështu shumica e kërkesave refuzohen si “të pabaza”. Gjykatat administrative nuk kanë hapësirë veprimi as në rastet e ankimeve kundër vendimeve. Për këtë arsye kuotat e njohjes së azilit për emigrantët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të papërfillshme në krahasim me aplikimet e miratuara për azil nga refugjatët, që vijnë nga vendet e tjera.

Pak arsye për shpresë

Edhe pse organizatat për të drejtat e njeriut dhe të refugjatëve theksojnë vazhdimisht persekutimin e romëve në shumë vende të Ballkanit, numri i procedurave të azilit të refuzuara tregon se ky grup tek vendimmarrësit në Gjermani në shumicën e rasteve rrallë vlerësohet si i kërcënuar.

Alexander Thal nga Këshilli i Refugjatëve në Bavari supozon se presioni politik për shkak të numrit të madh të refugjatëve është aq i madh, saqë kërkesat nuk shqyrtohen më vërtetë thellësisht. Për këtë flasin atdhesimet, që kryhen, megjithëse në mesin e tyre ka raste të vështira sociale ende në shqyrtim. Rezistencë e madhe nga opozita politike nuk duhet të pritet. Edhe kryeministri i një landi nga partia e të Gjelbërve i mbështeti ndryshimet e fundit në ligjin për azilin.

Masa të mëtejshme

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë po e intensifikon punën. Forca të specializuara po fokusohen në shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor. 1000 punonjës shtesë i janë premtuar BAMF-së nga Ministria e Punëve të Brendshme. Landi i Bavarisë ka ngritur tashmë kampe pranimi vetëm për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në Manching dhe në Bamberg. Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor mbeten aty dhe nuk shpërndahen në komuna.

Avantazhet e këtyre kampeve i përshkruan një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bavareze: “Ne i kemi rrugët të shkurtra”. Azilkërkuesit mund t’i gjesh dhe mund të flasësh me to menjëherë, vendimmarrësit ndodhen aty në vend. Në kampe azilkërkuesit do të furnizohen kryesisht me përfitime në natyrë, atyre nuk do t’u jepen të holla. Paratë e xhepit do t’u paguhen vetëm për kohëzgjatjen e qëndrimit në kamp. Kjo kohë po shkurtohet tani. Sipas zëdhënësit koha e shqyrtimit prej datës së kërkesës për azil deri në komunikimin e një vendimi të padiskutueshëm është reduktuar në katër deri në gjashtë javë.

Shpeshtohen dëbimet

Kthimi me detyrim i emigrantëve të refuzuar nga Ballkani Perëndimor bëhet me avionë disa herë gjatë javës. Të kthyerit rrezikohen që të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet e fluturimit. Kjo gjë ka ndodhur tashmë shpesh, shpjegon zëdhënësi. Për më tepër që nga 1 gushti ekziston mundësia që azilkërkuesve t’u jepet ndalim rihyrjeje dhe ndalim qëndrimi në të gjithë zonën Shengen. Si rezultat i të gjitha këtyre masave dhe i sinjaleve të qarta politike, numri i të ardhurve të rinj nga Ballkani Perëndimor po bie në mënyrë të konsiderueshme.

Next Post

FOTO/ Edhe mama edhe seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

July 10, 2026
Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

July 10, 2026
Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

July 10, 2026
Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

July 10, 2026
SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

July 10, 2026
“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

July 10, 2026
Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

July 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Korrik 2026

July 10, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In