• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesit, a është ide e mirë krijimi i një shteti vetëm me refugjatë?

by
07/08/2015 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një milioner pronash të paluajtshme po propozon blerjen e një copë toke për të strehuar të gjithë refugjatët në botë. Akademiku i migrimit, Aleksandër Betts, thotë se nuk është një ide aq e çuditshme sa duket.

Dy javë më parë, milioneri i pronave të paluajtshme, Jason Buzi, shprehu në median globale idenë për një “Shtet refugjatësh”. Ideja kryesore nuk është e vjetër: të blihet një zonë e papopulluar diku në botë dhe të kthehet në një territor ku refugjatët të rifillojnë një jetë të re.

Si ide kombinon me precedentin historik të origjinës së Buzit në Izrael me idealizmin vizionar të trashëgimisë së tij nga Silicon Valley. Ai argumenton se në një kohë kur po rritet nevoja për mbrojtje të refugjatëve, por po ulet toleranca politike për ta, zgjidhjet radikale janë të nevojshme.

Çfarë është menduar mirë tek ideja?

Së pari, identifikimi i problemit nga ana e Buzit është i duhuri. Aktualisht po përballemi me një krizë globale të zhvendosjes. Shumë njerëz janë zhvendosur që nga Lufta e Dytë Botërore. Nga 60 milionë persona të zhvendosur, rreth 20 milionë janë refugjatë të cilët kanë kaluar një kufi ndërkombëtar.

Mbi gjysma e tyre janë në situata të ashtuquajtura të “largimit të zgjatur”, duke qenë se janë në mërgim dhe shpesh varen nga ndihma ndërkombëtare për më shumë se pesë vjet.

Refugjatët afatgjatë përfaqësojnë një problem tragjik dhe të papranueshëm për njerëzimin. Për më tepër, një krizë e re si e Sirisë, ku katër milionë njerëz janë larguar nga vendi si refugjatë, i ka vënë në vështirësi shtete si Turqia, Libani dhe Jordania, për mungesë të kapaciteteve pritëse.

Ndërkohë, vullneti politik për vazhdimin e mbështetjes po ulet nga Australia deri në Lindjen e Mesme.

Së dyti, ne kemi nevojë për zgjidhje inovative dhe kreative. Në zemër të kësaj, duhet të jetë një rimendim i gjeografisë politike të azilit. Siç lë të kuptohet edhe Buzi, ne kemi mjaftueshëm tokë dhe rajone të pazhvilluara në botë.

Duhet të jemi kreativë rreth mënyrës si e mendojmë territorin; në një botë me mbi 7 miliardë njerëz, 20 milionë refugjatë nuk janë shumë.

Së treti, një element kyç zgjidhjesh për krizën, duhet të jetë vetëqeverisja. Sipas idesë së Buzit, refugjatët mund të merren vetëm me punët e tyre. Kjo njohje e autonomisë së refugjatëve dhe kapacitetit të tyre për të qenë ekonomikisht dhe politikisht të vetëmjaftueshëm, është tepër e vonuar.

Shpesh prezumohet se refugjatët varen nga ndihma humanitare përtej fazës së emergjencës së krizës, ndërsa në praktikë, ata mund të jenë të pavarur politikisht dhe ekonomikisht.

Kudo në botë, kërkimet kanë treguar se nëse kanë kushtet e duhura, refugjatët mund të ndërtojnë struktura të përfaqësimit politik dhe të integrohen në tregje.

Çfarë nuk shkon me idenë?

Përveç problemeve praktike të ndërtimit të një shteti nga zeroja, ka tri sfida madhore që lidhen me konceptin.

Së pari, propozimi rrezikon ngatërrimin e personave pa shtetësi dhe refugjatëve. Refugjatët kanë shtetësi atë të vendit të origjinës. Situata që preferojnë shumica, është të rikthehen në shtëpi kur të rregullohen gjërat. Sigurisht, riatdhesimi është një shpresë e largët, por për disa, azili është i përkohshëm.

Së dyti, ideja bazohet te përjashtimi dhe jo te përfshirja. Pasi lë të kuptohet se refugjatët nuk duhet të integrohen në komunitetet politike ekzistuese, por të jetojnë në komunitete të ndara. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot shtetet pritëse, është integrimi i refugjatëve, pasi izolimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm.

Ata duhet të kontribuojnë ekonomikisht, në fushat sociale dhe kulturore në shtetet ku i presin, pasi logjika e izolimit i shfaq ata si një barrë.

Së treti, ka një pyetje të rëndësishme rreth faktit nëse Shteti i Refugjatëve do të krijohet mbi bazën e forcës apo të vullnetit. Në një botë të globalizuar, duke pasur lirinë për të zgjedhur, njerëzit duan të kenë mundësinë të vendosin vetë se ku do jetojnë.

Duket se ideja i detyron grupet e njerëzve të shkojnë në një territor artificialisht të krijuar dhe po ashtu shtetet e tjera, nuk do pranojnë refugjatë, por do t’i shtyjnë njerëzit drejt këtij vendi.

Shembujt ekzistentë të mikpritjes së refugjatëve nëpër ishuj a zona të jashtme, si përdorimi i Naurut nga Australia dhe Guantanamos nga SHBA-ja, tregojnë se mund të ketë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

Me gjithë kundërshtitë, ideja e një “Shteti refugjatësh” nuk duhet të hiqet nga lista. Ajo duhet të çohet më tej dhe të përdoret si një metaforë për të menduarit kreativ për gjeografinë politike të azilkërkimit. /Top Channel/

Next Post

Eliminohet Kukësi, humbet edhe në Poloni përballë Legia Varshava

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In