• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Azilkërkuesit, 324 të kthyer nga vendet e BE gjatë javës së kaluar

by Java News
21/05/2018 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kufitare e Rinasit, ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për përmirësimin çdo ditë e më shumë të shërbimit që ofron për qytetarët.

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, për sezonin turistik në aeroportin e Rinasit, në ndihmë të Policisë Kufitare është duke kryer shërbim edhe FNSH-ja.

Gjatë javës që kaloi nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë evidentuar 20 vepra penale, në fushën e “Falsifikimit të Pasaportave apo Letërnjoftimeve”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit”,  si dhe  “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”

Janë kapur gjithsej 19 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive dhe Komisariateve Vendore.

Në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së për parandalimin e azilkërkimit, gjatë javës që lamë pas janë përpunuar në kategorinë “deportiv”, 324 persona të kthyer nga vendet e BE-së, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil politik, apo janë kapur pa dokumente qëndrimi.

Janë refuzuar në dalje nga Republika e Shqipërisë 62 persona pasi nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu iu është refuzuar hyrja 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit 11 persona, të cilët kanë kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme nga pika të ndryshme të kalimit kufitar dhe janë kthyer “deportiv” nga policitë homologe.

Policia Kufitare e Rinasit ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërimit, duke eliminuar në maksimum vonesat qoftë në përpunimin e dokumentacionit, ashtu edhe të kontrollit fizik  dhe të bagazheve.

Në këtë kuadër, Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime të punonjësve të policisë me detyrën, që t’i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

a.ç

Next Post
Kapja e gomones në Itali me 1, 8 ton hashash, policia shqiptare zbardh ngjarjen

Dyshohet se do trafikonte kanabis, italiani kapet me gomone në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In