• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azilkërkuesi shqiptar: Pas refuzimit ke 10 min kohë për t’u larguar

by Java News
26/09/2015 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes mijëra kërkesave dhe lutjeve për të qëndruar në Gjermani, qeveria gjermane ka mohuar kërkesën e një shtetasi shqiptar për të përfituar azil. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji dhe sot 36-vjeçari Albert Kulemani, i cili shkoi së bashku me gruan e tij në Mynih në muajin gusht, ka bërë gati valixhet e tij në pritje për t’u larguar.

Historia e azilkërkuesit shqiptar është bërë publike në gazetën “Wall Street Journal”, në të cilën flitet për masat e ashpra që ndërmerr Gjermania për ata që nuk kualifikohen për të marrë azil.

“Autoritetet këtu nuk na tregojnë asgjë më parë. Ata na japin pesë apo 10 minuta për të marrë rrobat tona dhe asgjë tjetër”, thotë Kulemani.

Gazeta shkruan se pas mirëpritjes së refugjatëve nga Gjermania, fshihet një politikë e ashpër për njerëzit që nuk kualifikohen për azil. Përpjekja e autoriteteve për dëbimin e refugjatëve që nuk plotësojnë kushtet, veçanërisht ata nga vendet e Ballkanit, është shumë e rëndësishme, thonë zyrtarët, për t’iu lënë hapësirë autoriteteve që të përballen me emigrantë nga Siria dhe për të dekurajuar njerëzit që të lënë vendin e tyre për arsye ekonomike.

Por kjo përpjekje është edhe pjesë e planit të qeverisë për të siguruar mbështetje të qytetarëve për propagandën e kancelares Angela Merkel, e cila ka bërë thirrje që vendin të mbajt dyer hapur për refugjatët që largohen nga vendet e tyre për arsye lufte dhe dhune. Dhe mesazhi është i qartë: Ata që largohen nga vendi i tyre thjesht në kërkim të një jete më të mirë, do të dëbohen sërish. Gjermania tani po punon për të dekurajuar emigrantët që largohen nga vendet e tyre për arsye ekonomike.

Statistikat tregojnë se nga janari në gusht, numri i emigrantëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është 231 302 persona dhe përbëjnë 40% të aplikuesve. Gjermania ka klasifikuar zyrtarisht Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi si vende të sigurta të origjinës, që do të thotë se qytetarët nga këto shtete nuk do të përfitojnë azil.

Qeveria do t’u paguajë qeverive federale 670 euro çdo muaj për çdo refugjat që hyn në territorin gjerman. Marrëveshja është arritur mes kancelares Merkel dhe kryeministrave të 16 shteteve federale. Gjermania do të japë 500 milionë euro për ndërtimin e shtëpive sociale dhe 350 milionë euro të tjera për akomodimin e refugjatëve që kanë fëmijë minorenë.

Next Post

Dy ambicjet e pamundura të Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In