Shteti gjerman vijon riatdhesimin e shtetasve shqiptar që kanë kërkuar azil. Vetëm gjatë javës së fundit janë rikthyer në atdhe 806 shtetas shqiptar që i’u është refuzuar azili.
Autoritetet e këtij vendi kanë paralajmëruar se do të rikthejnë të gjitha shqiptarët, pasi vendi ynë është klasifikuar si ven i sigurt i origjinës.
Gjatë javës së shkuar u riatdhesuan nga Gjermania në datat e poshtëshënuara rreth 806 shtetas shqiptarë:
Në datën 02.03.2016 – rreth 181 persona
Në datën 03.03.2016 – rreth243 persona
Në datën 05.03.2016– rreth 36 persona
Në datën 04.03.2016 – rreth 248 persona
Në datën 08.03.2016 – rreth 10 persona
Në datën 09.03.2016 – rreth 88 persona