• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Azemi ka takuar një të panjohur

by Frrok Çupi
12/09/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Nuk mund ta dimë çfarë do të ishte sot Azem Hajdari nëse do të jetonte: Do të ishte një trafikant e vrasës si shokët, apo do ta vrisnin përsëri?!.

-A na duhesh sot, Azem?!… Për çfarë! Ty edhe arkivoli nuk të vlen më për të qëlluar mbi derën e kryeministrisë… Atëherë na u hiq…

Ky është monologu i shokëve sot.

As fëmijët nuk i shkuan të obelisku ku u vra pranë selisë së PD. Edhe vetë PD ka transferuar selinë e saj bash për t’u fshehur nga vendi i krimit. Po mirë, se për fëmijët nuk ka shumë rëndësi, nëna e tyre është kapur në krimin e korrupsionit dhe fëmijët kërkojnë distancë. Rëndësi ka pse e vranë dhe pse nuk u duhet Heroi? A pse u kishte hyrë në trafiqe, apo pse u kishte zbuluar krimet? Vetë Azemi më pat thënë se hynte në ‘grevë urie në shtëpi’ sepse ‘do të më vrasë ai’. A ka grevë urie në shtëpi? me të gjitha të mirat?… Azemi qe dinak: Më mirë turpin se plumbin! Shtëpinë atëherë e kishte në Tiranën e re, ku më parë banonte një udhëheqës i diktaturës komuniste.

Sot nuk e vret më njeri, edhe i vetëm të dalë rrugëve. 22 vjet janë pastruar dosjet, janë tjetërsuar rolet, trafiku i naftës 1994 i pastroi paratë, tre a katër vetë nga UÇK që dinin gjithçka- janë vrarë: Adem Jashari, Ali Uka, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqi… Këta të gjithë kanë qenë të burgosur në Tiranë. Azemi vinte vërdallë ato net, në shi e pa shi, gjithë nervozizëm, me një pistoletë në brez, që nga Hotel Dajti te shtëpia e tij e drejt selisë së PD. Askush nuk e dëgjonte. Prapë mund të dalë rrugëve dhe askush nuk e prek me dorë, se s’i duhet kujt: as PD-së, as shokëve në PD. Përderisa as arkivoli, as titulli Hero nuk nevojiten më.

Sot Azemi mund të ishte vetë një trafikant ose vrasës, si shokët; por atëherë do të ishte ndryshe puna, sepse PD do të quhej, të paktën ‘Dy Banda’, por jo ‘një Hiç’.  Ama, brenda në PD Azem Hajdari nuk do të mund të ishte kurrë; sepse ai nuk ishte kështu si këta: mjeranë, pa sedër, pa ide dhe ideologji, njerëz që presin të vjedhin sado pak gjë. Azemi do ta bënte o krimin të madh, o dobinë të madhe.

Por sot, në 22 vjetor, më mirë ta kishin lënë fillikat vetëm se sa me një të huaj. Lulzim Basha, i vetëm,  doli nga makina, buzëqeshi fort me ata që po hynin në kafe ‘Piazza, i doli para Azemi dhe u shtyp në faqe që të hiqte buzëqeshjen.  As Azemi nuk njeh Lulin, as Luli nuk njeh Azemin. Epo, punë e madhe!, edhe kjo nuk ka shumë rëndësi. Të paktën këtë vit te Azemi nuk erdhi asnjë nga vrasësit e tij.

Edhe pse Luli është i huaj për Azemin, nuk ka shumë rëndësi, sepse Luli është i huaj edhe për PD-në. Siç është edhe Azemi, tashmë. Luli është shumë ‘foxy’, ngjan me një burrë endacak në Mirditë që quhej Mark Brunga. Marku hynte në çdo familje, por sidomos në ‘dyert e mëdha’ që nga Mirdita, Dibër, Prizren e Gjakovë. Edhe ai ‘i huaj’ ishte për sërën e lartë, por zinte vend si ‘i bajrakut të parë’. Partinë Demokratike ende vazhdojnë ta quajnë ‘si atëherë’ në 1991, por në fakt nuk ka asnjë shenjë në ADN-në e saj. Edhe Luli bën punën  e ‘të parit’, nuk ka gjë se s’ka peshë as vlerë. Bën vrap në vend, merr honoret dhe rrushfetet e majme me vila e miliona, rri aty ku e caktojnë, dhe kaq. Por më vjen kaq keq për disa ‘demokratë të lavdishëm’ që i kërkojnë llogari Lulit ‘pse na prishe Partinë?’. Si mund t’ia kërkosh këtë gjë një të huaji?!

Azem Hajdari, edhe kur bënte ‘kot’, dinte si e bënte.

Më thoshte shpesh:

-Sot do të takoj ‘Doktorin’ në presidencë.

-A vërtet!?- i përgjigjesha… Po a do t’i thuash një fjalë nga unë?!…

Azemi qeshte dhe më bënte me shenjë: ‘po kot, ore!’.

Gjithnjë të panjohur.

Next Post
Veliaj inspekton shkollën e re në Lalm: Pas izolimit, fëmijët rikthehen në klasa dhe mjedise dinjitoze

Veliaj inspekton shkollën e re në Lalm: Pas izolimit, fëmijët rikthehen në klasa dhe mjedise dinjitoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In