Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot një vendim për të shpallur Azem Hajdarin, kryetar nderi të Partisë Demokratike.
Vendimi u lexua nga kreu i Komisionit të Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi, i cili tha se: Nga ky çast prijësi i demokracisë, mban pozicionin e kryetarit të nderit të Partisë Demokratike.
Vendimi është shoqëruar me brohorima dhe duartrokitje nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.
/a.r