• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Avril Haines, femra e parë që drejton shërbimet sekrete amerikane/ Premton të mbajë politikën larg inteligjencës

by Java News
24/01/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan ka miratuar emërimin e Avril Haines, duke e bërë atë gruan e parë që do të jetë drejtoreshë e inteligjencës kombëtare(CIA) dhe e para e zgjedhjeve të presidentit që u miratua, sipas CNN.

Votimi ishte 84 pro dhe 10 kundër, me të gjitha votat jo nga republikanët. Të dy demokratët dhe republikanët kryesorë lëshuan deklarata duke vlerësuar të nominuarën.  Midis republikanëve që votuan kundër Haines ishin senatorë me reputacion që kishin ambicie të udhëheqjes së partisë si Ted Cruz nga Teksasi dhe Josh Haëley nga Misuri.

Haines, 51 vjeç, është rritur në New York si fëmijë i vetëm, duke u kujdesur për të ëmën e saj, e cila vdiq kur Haines ishte 15-vjeçare. Pas përfundimit të shkollimit fillestar, ajo shkoi në Japoni dhe ndoqi trajnime në një akademi të xhudos. Atje mori rripin bojëkafe, shkalla e dytë për nga rëndësia në xhudo. Mandej Avril Haines u kthye në Chicago, ku studioi fizikë teorike. Krahas studimeve ajo restauroi një avion të vjetër, mësoi të fluturojë dhe deshi të kalojë Atlantikun me avion. Por për shkak të problemeve teknike me avionin “Cessna 310” ajo u ul në Neëfoundland. Bashkë me të ishte i dashuri i saj, i cili tani është burri i saj.

Pas kësaj aventure Avril Haines shkoi në Baltimore për të shkruar një punim doktorate, por brenda një viti hoqi dorë nga ky synim dhe hapi një librari. Në qytet libraria ishte e njohur, mes tjerash, edhe për një koleksion të gjerë të literaturës erotike. Pas librarisë Haines iu kthye sërish universitetit dhe studioi drejtësi.

Pastaj ajo filloi të punojë në administratën shtetërore, së pari në ministrinë e Jashtme, më pas në Senat, ku u njoh me Joe Bidenin dhe më 2008 iu bashkua ekipit të tij pas zgjedhjes së Barack Obamës si president dhe Bidenit zvpresident. Në këtë qeveri Avril Haines punoi në Këshillin për Siguri Nacionale, pastaj u bë zëvendësdrejtore e CIA dhe më vonë zëvendëse e këshilltarit për siguri nacionale.

Gjatë prezantimit si koordinatore e të gjitha shërbimeve sekrete ajo tha se politika nuk duhet të përzihet në punën e shërbimeve sekrete. Kjo u kuptua si kritikë e ashpër ndaj Donald Trumpit. Avril Haines premtoi se do ta publikojë raportin sekret mbi vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi.

Ajo gjithashtu i tha panelit që Biden ka treguar se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë për të imponuar kosto ndaj sulmuesve kibernetikë për hakërimin e fundit të SolarËinds, atribuar Rusisë, në agjencitë dhe bizneset qeveritare të SHBA. Rusia e ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik.

g.kosovari

Next Post
Rreziku i një Nagorni-Karabaku në rajon/ A po “trembet” Vuçiç nga shqiptarët

"Serbinë e pret një vit i vështirë"/ Vuçiç: Do të na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In