• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Avokatja e Popullit mbronte vjehrrin e Bashës kundër Shqipërisë, kur duhej të betohej në Parlament”

by A R
13/01/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike propozoi Avokaten e Popullit sipas marrëveshjes së 18 Majit. Në këtë post u zgjodh Erinda Ballanca. Nga mediat kaloi në heshjte fakti se ajo u betua 2 muaj me vonesë, pasi nuk ndodhej në Tiranë.

Taulant Balla ka zbardhur prapaskenat, që zbulohen vetëm tani.

Sipas tij, Ballanca nuk u betua në Kuvend kur u zgjodh, por një gjë të tillë e bëri vetëm dy muaj më pas.

Arsyeja për këtë gjë, sipas Ballës, ka qenë fakti sepse ajo përfaqësonte vjehrrin e Lulzim Bashës në Strasburg, kundër Shqipërisë, edhe pse ishte Avokate e Popullit e Shqipërisë.

Reagimi i Ballës:

Më 22 maj 2017 shumë shqiptarë ishin me sy e veshë tek Kuvendi i Shqipërisë, teksa votoheshin pikat e marrëveshjes që nxorri Partinë Demokratike nga çadra dhe e futi në zgjedhje.

Si një ndër dëshmitarët e asaj seance plenare, ndër të tjera më 22 maj votuam edhe për Avokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca, e cila pas votimit duhej të bënte edhe betimin për detyrën e rëndësishme si avokate e interesave të popullit shqiptar.

Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.

Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht.

Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.

Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse vjehrrin e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse.

Pra, më 23 maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbrojtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbrojtje të interesave të Lulzim Bashës.

Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.

Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit.

Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të vjehrrit.

Për kujtesë, Lulzim Basha mori nga marrëveshja e 18 majit ndër të tjera edhe Ministrinë e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën në fjalë, por edhe Ministrinë e Financave e cila bën pagesat në zbatim të vendimeve në fjalë.

“Qerratai” Lulzim ndoshta ka shpresuar se mos vendimi jepej ato ditë dhe qëndrimi i ministrave të tij deri në mes të shtatorit, në thyerje të marrëveshjes, të bind se halli i Lulit paskan qenë vetëm lekët e pallatit të vjehrrit.

Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:

Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të vjehrrit të Lulit, po më 27 Janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?

Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i vjehrri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të Vjerrit do bëhet.

Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.

Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë Vjerri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 Janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: DUAM LEKËT E VJEHRRIT!

E kur bëhet fjalë për një protestë të tillë, një protestë për para, Saliu, LSI-a, Fatmir Mediu&co nuk mund të mungojnë.(TemA)

Next Post
“Mediat skandinave mahniten nga Shqipëria”, Rama publikon videon

"Mediat skandinave mahniten nga Shqipëria", Rama publikon videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In