• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatja e Popullit, Ballanca: Fëmijët e braktisur në Europë, qeverisja burim i kësaj drame

by Java News
05/09/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Avokatit të Popullit, ka apeluar sot qe te gjendet zgjidhje për problemin e braktisjes masive të fëmijëve shqiptarë në rrugët e vendeve të huaja. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka kërkuar që të gjendet te kurimi i origjinës së problemit që e gjeneron këtë fenomen si: varfëria e skajshme, pabarazia shoqërore dhe mungesa e theksuar e vëmendjes shtetërore për fëmijët dhe shtresat e tjera vulnerabël në vend.Institucioni i Avokatit të Popullit, ka apeluar sot qe te gjendet zgjidhje për problemin e braktisjes masive të fëmijëve shqiptarë në rrugët e vendeve të huaja. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka kërkuar që të gjendet te kurimi i origjinës së problemit që e gjeneron këtë fenomen si: varfëria e skajshme, pabarazia shoqërore dhe mungesa e theksuar e vëmendjes shtetërore për fëmijët dhe shtresat e tjera vulnerabël në vend.

“Në disa media është njoftuar prania e të miturve shqiptarë të pashoqëruar, në rrugët e Italisë. Edhe më herët (2016) Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin për këtë dukuri për të cilën sinjalizon shpesh edhe shtypi apo institucionet e vendeve të prekura. Shpesh, raportohet se menjëherë sapo udhëtojnë në vende perëndimore, kryesisht Itali, prindër të familjeve të varfra shqiptare, i udhëzojnë fëmijët e tyre të mitur që të vetëdeklarohen në mënyrë fiktive si të braktisur dhe të përfitojnë kështu mbrojtje sociale, siç është detyrim ligjor në këto vende të BE-së. Fenomeni përbën një këmbanë alarmi për autoritetet publike shqiptare. Institucioni i Avokatit të Popullit, vëren me shqetësim se ato që nuk po funksionojnë, janë mekanizmat lokalë për adresimin e kësaj çështjeje komplekse e mbi të gjitha për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe për rikthimin e sigurt dhe të mbështetur të fëmijëve pranë familjeve të tyre”, thekson Ballanca.

Sipas saj, zgjidhja më e mirë e problematikës është vetëm zgjidhja e çështjeve në burimin e tyre ndaj edhe qeveria shqiptare duhet ta shohë këtë zgjidhje me përparësi e t’i përkushtojnë asaj të gjitha mjetet e duhura. “Avokati i Popullit është i mendimit se autoriteteve tona qendrore u takon përgjegjësia jo vetëm për mbrojtjen e fëmijëve, por edhe për të shtuar dhe zhvilluar mjetet për përmirësimin e pozicionit të fëmijëve në shoqëri, arsim, kujdes social dhe dalje nga varfëria.Institucionet tona dhe të gjithë ne duhet të bashkëpunojmë dhe të kuptojmë se interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë prioriteti ynë i përbashkët. Avokati i Popullit nënvizon se është thelbësore që institucionet tona të tregojnë:⦁ Kujdes dhe mbrojtje ndaj fëmijëve, siç parashikohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
⦁ Standarte më të larta të shendetit dhe aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor.
⦁ Të drejtën për arsimim falas dhe të mundësueshëm për të gjithë fëmijët.
⦁ Asistencë të veçantë për prindërit dhe kujdestarët ligjorë në ushtrimin e përgjegjësive të tyre për mirërritjen e fëmijëve.
Ftojmë të gjitha institucionet, individët dhe grupet që të bashkohen në punën për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të veprojnë e të marrin vendimet në interesin më të mirë të tyre”, përfundon deklarata e Avokates së Popullit.

ma.me

Next Post
Detajet/ Si u përgjuan gjobëvënësit derisa u siguruan provat, dëshmitë e tregtarëve nuk i ndihmojnë

VLORE/ Trafik droge, policia zbulon 211 kg kanabis, prangos një person, 2 të tjerë në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com