• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatia e shëmtuar e socialistëve për mandatin e Berishës

by Mero Baze
26/06/2024 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e cila natyrisht nuk përfaqëson vetëm mendimin e saj, po legjitimon si të rregullt mungesën e Sali Berishës për gjashtë muaj në Kuvend, si mungesë me arsye. Ajo citohet të ketë thënë se: “Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nen këtë mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohës te ligjit dhe Kushtetutës”.

Më shumë se debat kushtetues ky është debat politik dhe tolerancë politike. Dhe për këtë socialistët mund të kenë arsyet e veta cinike për ta përdorur Berishën si koleteral politik përballë tyre, por kjo nuk është as kushtetuese as politike dhe as logjike.

Së pari “mungesa me arsye”, siç duan t’ia quajnë Berishës mungesën gjashtëmujore nënkupton pengesë brenda ligjshmërisë se veprimeve të individit, pra nënkupton spital, nënkupton sëmundje, nënkupton pandemi, ka ngec diku jashtë shtetit… etj. Këto janë mungesa me arsye. Mungesë me arsye se  “është pak në burg”, vetëm socialistët shqiptarë mund të shpikin për kundërshtarin e tyre të cilin e duan të vdekur po të pavarrosur. Ai që është në burg nuk ka mungesë me arsye, por ka arsye të nxirret nga Kuvendi.

Së dyti, mandati i Sali Berishës duhej hequr dhe pa mbushur gjashtë muaj, pasi bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, pasi ai është refuzuar të hyjë në dy nga shtete më të mëdha të perëndimit SHBA dhe Britani e Madhe.

Në nenin 2 të këtij ligji që përshkruhet ndalimi për të kandiduar në pikën 2 paragrafi b, thuhet qartë se aplikohet ndalimi i funksioneve të një politikani kur “janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE, SHBA, Australisë, Kandasë në lidhje me rastet e parashikuara nga pika 1, shkronja a, b, dhe c të këtij neni.

Ju kujtojmë se Sali Berisha është i vetmi person “non grata”, madje në dy shtete të mëdha perëndimore që gëzon mandatin e deputetit . Të tjerët janë ose në burg ose jashtë politikës.

Së treti, Kuvendi i ka hequr mandatin Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ishte nën hetim nga SPAKU dhe në kërkim nga drejtësia. Nëse Ahmetaj nuk do ishte arratisur, por do të qëndronte këtu do të ishte në burg si Berisha.

Por për drejtësinë tonë, formalisht ai është një i burgosur i arratisur. Me këtë logjikë i bie që ai ka munguar me arsye se është në burg. Edhe Berisha është aktualisht në burg. Njërit i është hequr mandati tjetrit nuk po i hiqet.

Fakti që Berisha i paska kërkuar gjykatave ta lejojnë të shkojë në Kuvend dhe nuk e kanë lejuar, nuk është arsye për tu quajtur “mungesë me arsye”.

Është një arsye më shumë që ai nuk duhet të jetë në Kuvend, pasi shkelja e ligjit që ai ka bërë, është më e rënd se nevoja që ai ka të jetë deputet.
Kështu i bie që socialistët të rishkruajnë ligjin dhe të vendosin standard tjetër nga ai i drejtësisë vetëm për Berishën

E gjithë kjo është e shëmtuar dhe natyrisht që është një llogari politike që mban në lojë një kufomë pasi e kanë më të lehtë për të telendisur opozitën. Nuk është as ligjore, as kushtetuese as morale. Është vetëm politike. Dhe e shëmtuar.

Next Post
“Çka dreqin kanë këto zverdhane, që nuk e shohin të mirën a të bukurën?! Nga dreqin vijnë?!”

“Çka dreqin kanë këto zverdhane, që nuk e shohin të mirën a të bukurën?! Nga dreqin vijnë?!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In