• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati: Si i vodhën laptopin gazetarit pasi zbuluan se aty kishte ruajtur prova të rëndësishme për aferën CEZ-DIA

by Java News
31/01/2024 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Fatos Mahmutaj më 22 janar ka dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën “CEZ-DIA” që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha.

Mahmutaj u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i ka marrë Vojsava Ismailajt në vitin 2017V. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”. Për këto zhvillime ka folur për gazetën “SOT”, vetë denoncuesi i kësaj afere, juristi i njohur Romeo Kara.

Ai ka zbardhur disa prapaskena tronditëse. I pyetur se çfarë do të ndodhë me këtë dosje, juristi tha se jeta e Fatos Mahmutaj është në rrezik dhe këtë fakt ia kishte konfirmuar vetë gazetari në takimin që kishte zhvilluar para se të dëshmonte në SPAK. Madje juristi Kara tregoi dhe episodin se si i vodhën laptopin Fatos Mahmutajt me dëshminë e rëndësishme.

“Jam takuar atë ditë që erdhi në Tiranë, kemi ngrënë një drekë bashkë dhe ishte i shqetësuar para se të shkonte në SPAK.  Ka deklaruar se kur ka dhënë një dëshmi në telefon ka deklaruar që atë dëshmi e ka pasur në laptop dhe të nesërmen i ishte vjedh laptopi dhe dëshmia nuk ishte në atë laptop që u vodh. Mendoj se qytetari digjital ka pasur akses dhe tani nuk po del më. Ishte i shqetësuar edhe për jetën e tij.
Ka dhënë 4 dëshmi të fuqishme  për 4 çështje me rëndësi në Shqipëri. Ka dëshmuar edhe për DIA-CEZ në Belgjikë për këtë dëshmi që dha këtu dhe prokurorët belgë i kanë marr me kujdes këto dëshmi. Video që më është dhënë nga Mahmutaj është e vërtetë, bruto dhe e papërpunuar dhe unë e publikova në Facebook.

Dëshmia është dhënë me vullnet nga Vojsava Ismailaj, u dha në një moment përplasje të fort të Islamilajt sepse ishte në gjendje arresti. Ajo video është mesazh që ai e jep nëpërmjet gruas së tij në videon që u bë dhe përfshin Metën në aferën DIA-CEZ. Dita që Meta u inaugurua president kam marr screenshot prej tij dhe kam bërë një shkrim dhe kam riformatuar idenë time mbi ngjarjen deri sa kemi arritur në kallëzimin që bëmë”, u shpreh juristi Romeo Kara.

Juristi është pyetur dhe për raportimet në media, ku thuhet se ditë e fundit është paraqitur në SPAK dhe i kanë sekuestruar dhe telefonin dhe kompjuterin. Sipas Romeo Karës, ka të pavërteta në këto informacione.

“Unë kam vetëm këtë telefon të marr me kredi, është telefoni i vetëm që nuk është marr nga SPAK dhe as kompjuteri im nuk është marr. Bëhet fjalë për një ryshfet marrje në nëntor duke investiguar vet nga kontrolli që kam bërë rimbursimi i faturave është bërë në datën 24 në orën 11 e gjysmë. Pjesa që ka departamenti im ka mbaruar punë që në 20 nëntor dhe këto informacione si ka ende SPAK.

Kjo është një gangrenë që është në OSHE. Unë akoma nuk jam njoftuar se kjo çështje është ekzekutuar, nuk kam asnjë lidhje. Në datën 6 tetor konstatoj një rrjete ryshfetxhinjësh në terren, por nuk mund të më ndalohet që të bëjë kontroll brenda statutit. Unë i kam dhënë liri vetës ca liri kam si qytetarë, por kur hyj në një punë unë respektojë statutin. Ne firmosim në bazë të dokumentacionit që vjen nga terreni.

Më kanë akuzuar se unë përdorem politikisht. Nëse jam marr me çështjen CEZ -DIA nuk kërkova të marr 100 për qind tarifën e suksesit, por e kam kërkuar 5 për qind dhe nga ai moment që jam mashtruar se më thanë kështu e ka politika unë kam vazhduar punën time dhe si mund të jem unë i përdorur politikisht”, përfundoi reagimin juristi Romeo Kara.

/f.s

Next Post
U kapën në flagrancë duke shkëmbyer “mall”, kush janë 2 të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës

U kapën në flagrancë duke shkëmbyer “mall”, kush janë 2 të arrestuarit nga Antidroga e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In