• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati shpjegon paqartësitë ligjore në rastin Balluku: Përgjigjen e jep Kushtetuesja

by Os De
23/11/2025 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Jordan Daci ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, duke analizuar bazën ligjore dhe konfliktet e mundshme kushtetuese që krijon ky rast. 

Duke folur në emisionin Review me Greta Topjanën, Daci theksoi paqartësitë në ligj lidhur me kategoritë e funksionarëve për të cilët kjo masë sigurie mund të zbatohet duke theksuar se masa e vendosur me kërkesë të SPAK ngre çështje serioze kushtetuese dhe krijon mundësinë e një konflikti kompetencash mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. 

Sipas tij, ligji ka paqartësi mbi zbatimin e kësaj mase ndaj drejtuesve të lartë politikë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë nëse gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit. 

“Kudo ku është kërkuar interpretim i zgjeruar, është bërë duke iu referuar nenit 103 të Kushtetutës, që thotë se anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit”, shtoi ai. Në paragrafin e dytë thuhet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Kjo shpjegon edhe paqartësinë që krijon terminologjia e ligjit. Është një term jo i qartë dhe krijon pasiguri për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me persona të zgjedhur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga populli”, u shpreh ai. 

Sipas Dacit, në Shqipëri vetëm kryetarët e bashkive zgjidhen realisht drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa të gjitha pozicionet e tjera politike burojnë nga partitë. 

Daci theksoi se imuniteti i ministrave, natyra e postit dhe roli i kryeministrit në përbërjen e qeverisë e bëjnë rastin të pazakontë dhe të vështirë për interpretim, ndërsa paralajmëron se kërkesa e kryeministrit për sqarim kushtetues legjitimohet vetëm nëse provohet realisht një konflikt kompetencash ndërsa nënvizoi se pezullimi i një anëtari të kabinetit qeveritar mund të konsiderohet ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit. 

“Ajo që shtrohet sot është: a mund të aplikohet kjo masë ndaj drejtuesve të lartë, siç është një anëtar i kabinetit? Nga njëra anë, kryeministri përcakton përbërjen e ekzekutivit; nga ana tjetër, gjykata thotë se po zbaton një masë sigurimi. Interesi i kryeministrit përfundon vetëm nëse konstatohet konflikt kompetencash. Nëse konflikti është vetëm hipotetik, atëherë interesi nuk qëndron. Për mendimin tim, kërkesa nuk është e legjitimuar – ajo legjitimohet vetëm nëse ekziston realisht një konflikt kompetencash”, tha ai. 

Sipas juristit, Edi Rama ka ngritur një hipotezë legjitime, por që duhet vlerësuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese: 

“Zoti Rama ka të drejtë në hipotezën që ngre, por që të qëndrojë, duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Daci. 

Ai thekson se, nga këndvështrimi i kryeministrit, gjyqësori po ndërhyn në përbërjen e qeverisë, një akt që është kompetencë ekskluzive politike. 

“Ideja e tij është se aktet e gjyqësorit po ndryshojnë kabinetin qeveritar, ndërkohë që ndryshimi i kabinetit është akt politik i kryeministrit, bashkë me presidentin dhe parlamentin,” tha Daci. 

Por, sipas tij, gjykata pretendon se nuk po e zëvendëson një anëtar të kabinetit, por vetëm po e pezullon, si pjesë e masave të sigurisë. 

“Ky nen është marrë nga Kodi Italian i Procedurës Penale, por ajo që ndodhi në vitin 2016 është se vetë qeveritarët hoqën imunitetin e tyre”, theksoi ai. 

 

 

Next Post
Zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjenca Artificiale, eksperti: Ja profesionet që rrezikojnë të zhduken

Zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjenca Artificiale, eksperti: Ja profesionet që rrezikojnë të zhduken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

November 2, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!

November 2, 2026
Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

November 2, 2026
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 16-vjeçari, u aksidentua në Lezhë me motor kur po kthehej nga shkolla

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 16-vjeçari, u aksidentua në Lezhë me motor kur po kthehej nga shkolla

November 2, 2026
Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In