• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati, Robert Karati, përplas 3 mjete para Prokurorisë, refuzon testin e alkoolit

by Java News
03/11/2016 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një avokat 47-vjeçar, që dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ka përplasur me mjetin e tij tri makina të parkuara dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18:30, në rrugën “Mine Peza”, pranë Prokurorisë së Tiranës.Burime nga “Panorama”, thonë se personi që shkaktoi këtë aksident, është avokati Robert Karati, i cili edhe pse nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore, u dyshua se mund të ishte në gjendje të dehur, ka refuzuar të bëje testin e alkoolit.

Madje mësohet se mes tij dhe efektivëve të Qarkullimit e atyre të Komisariatit nr.3 ka pasur edhe një debat për shkak të refuzimit të testit të alkoolit.Për këtë arsye, burimet thanë se i kanë marrë një analizë gjaku, e cila do të ekzaminohet për të mësuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo.Policia ka vendosur procedimi i tij në gjendje të lirë, derisa të dalë një vendim mjeko-ligjor, raporton “Panorama.al”.Burimet thanë se avokati Robert Karati, ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Land Rover”, me targë TR 3872 L, kur ka përplasur tri makina e parkuara.Mjetet që ai ka dëmtuar me fuoristradën e tij, janë makinat e shtetasve Rinelda Z., Admir Xh. dhe Sergen R. Pas aksidentit ai ka lënë mjetin e tij dhe është larguar nga vendngjarja, por është ndaluar disa metra më tej.

Next Post
Milaim Zeka: Albin Kurti ka logjikë talebane, kërkon të sulmohet një vend i NATO’s

Milaim Zeka: Albin Kurti ka logjikë talebane, kërkon të sulmohet një vend i NATO’s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com