• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Popullit rekomandon fillimin e hetimit për “veprime arbitrare” nga polici i Lezhës

by A R
26/08/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, rekomandon fillimin e hetimit për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” ndaj punonjësit të Komisariati të Policisë Lezhe A. B., për ushtrim dhune fizike të pajustifikuar  ndaj qytetarit B. K., gjatë një konflikti ndodhur në kryqëzimin e rruges Shëngjin Lezhë më datë 20 Gusht 2016, parashikuar nga neni 250 të Kodit Penal.

Avokati i Popullit Igli Totozani i ka dërguar një rekomandim kreut të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Zeqir Hoda. Në këtë rekomandim sqarohet se:

Avokati i Popullit ka filluar me inisiativë rastin e bërë publik në media për dhunën e ushtruar nga punonjësi i policisë së Komisariatit Lezhë A. B., ndaj qytetarit B. K. gjatë një konflikti të ndodhur për shkak të detyres në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë me datë 20 Gusht 2016. Mbi këtë shqetësim është urdhëruar kryerja e një hetim të pavarur administrativ, në vijim të së cilit janë kryer një sërë veprimesh të cilat kanë konsistuar në marrjen e shpjegimeve me proces-verbal të qytetarit B. K., marrë në ambientet e Komisariatit Lezhë, marrja e shpjegimeve verbale nga Shefi i Komisaritit Lezhë Z.B. P., kqyrja dhe administrimi i dokumentacionit që lidhet me ngjarjen, depozituar në dosjen përkatëse pranë ambienteve të sigurisë të Komisariatit Lezhë, kqyrja fizike e shtetasit B. K. dhe fotografimi i shenjave të dhunës së pretenduar që ai kishte në trup.

Gjatë shpjegimit të rrethanave të ngjarjes në këtë rekomandim nga Avokati i Popullit mes të tjerash theksohet se:

“Pas shuarjes së konfliktit fillestar dhe ardhjes në vendngjarje të furgonit të policisë me efektivë të patrullës mbështetëse, në një moment qetësie dhe situate kontrolli, e cila mundësonte vazhdimin e veprimeve policore pa nevojën e përdorimit të forcës për të përmbushur detyrën, punonjësi i policisë  A. B. godet me grusht në fytyrë shtetasin B. K. duke e rrëzuar në tokë, gjithashtu duke vazhduar me goditje dhe kur ai ishte i shtrirë në tokë. Pas këtij momenti pamjet filmike tregojnë se efektivë të tjerë të policisë largojnë punonjësin e Policisë A. B. nga personi i qëlluar dhe kryejnë shoqërimin e B. K. për në furgonin e policisë dhe pastaj në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Nga kqyrja fizike e shtetasit B. K. nga ana e ekspertëve të Avokatit të Popullit në ambientet e sigurisë të Komisariatit Lezhë me dt 21.08.2016 është konstatuar enjtje në pjesën e djathtë të fytyrës, skuqje e syrit të djathtë, hematomë poshtë krahut të majtë, gërvishtje në krahun e djathtë dhe poshtë këmbës së majtë. Gjithashtu ankuesi pretendonte se ndjente dhimbje në brinjët e krahut të majtë.

Duke analizuar në tërësi ngjarjen me provat e administruara rezultoi se:

Veprimet e kryera nga punonjësi i policisë të Komisariatit Lezhë A. B., janë të paligjshme dhe bien ndesh me dispozitat përkatëse ligjore dhe akteve nënligjore të cilat normojnë veprimtarinë e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe konkretisht:

Nenin 105 të V.K.M-së nr.750 datë 16.09.2015 “Për miratimin e Rregullores së Policisë të Shtetit” ku thuhet: “Etika e Policisë së Shtetit përmban parimet dhe normat që rregullojnë raportet e sjelljes, qëndrimit, plotësimit të detyrave dhe komunikimit të punonjësit të Policisë për të vepruar në përputhje me ligjin, me standartet më të larta profesionale në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në respektim të dinjitetit njerëzor të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

Nenin 133 pika 1 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” ku thuhet: “Punonjësi i Policisë përdor forcën për të përmbushur detyrën vetëm kur kjo është e nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura”.

Me këto veprime punonjësit e policisë janë përgjegjës sipas nenit 211 të “Rregullores së Policisë së Shtetit”, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.750 datë 16.09.2015, ku thuhet: “Punonjësi është përgjegjës për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forces”

Këto veprime bien ndesh me Misionin e Policisë së Shtetit, që është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në përputhje me ligjin dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, parashikuar në nenin 2 të ligjit nr.108/201, “Për Policinë e Shtetit”.

Shteti i ka dhënë Policisë përgjegjësi për kryerjen e shërbimeve të policimit në respekt të shtetit ligjor. Prandaj dhe shërbimet policore duhet t’i përshtaten parimeve të demokracisë, zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Konstatohet se punonjësi i policisë A. B. ka ushtruar dhunë fizike të panevojshme ndaj qytetarit B. K., në një moment qetësie dhe kur ai ishte vënë në dispozicion të veprimeve të tyre. Kjo dhunë fizike është ushtruar në tejkalim të kompetencave gjatë ushtrimit të detyrës pasi goditja me grusht dhe perplasja e tij në tokë në një moment të befasishëm mund të shkaktojë  rrezikimin e  jetes së shtetasit  dhe për rrjedhojë ka dyshime të arsyeshme e të bazuara se ai ka kryer veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Objekti i veprës penale të mësipërme është marrëdhënia juridike e vendosur për të rregulluar veprimtarinë e rregullt shtetërore ose shërbimin publik që kanë të bëjë me respektimin e lirive të shtetasve, të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

/a.m.

Next Post
Nevoja për të ndalur një akt grabitqar!

Nevoja për të ndalur një akt grabitqar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com