• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Avokati Ngjela: Nëse SPAK nuk heton 21 janarin, dështon SHBA

by Java News
21/01/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka besim se SPAK do e hetojë çështjen e 21 janarit, pasi sipas tij nëse SPAK nuk e heton këtë çështje, dështon politika amerikane në Shqipëri. Ketë deklaratë e ka bërë në emisionin Real Story të Sokol Ballës në News 24, ku deklaroi se “21 Janari” i 2011 ishte një krim, që sipas tij, do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, në mënyrë drastike, ashtu si dhe aktet e tjera korruptive apo krimet shtetërore”.

“9 vjet pas lufte nuk kujtohet as lufta, por krimi është krim. Ajo ishte një dalldi psikike e disa pushtetarëve, që nuk njohin as shtetin. Cili do ishte ai kryeministër në botë, që do ta ndante koalicionin me Metën, pas videos së Metës? Asnjë! Ku gaboi Saliu, që vrau katër vetë? Se nuk prishi koalicionin me Metën. Pse nuk e lëshoi zëvendësministrin që u kap me presh në duar? Sepse ai nuk kishte votat për të mbajtur pushtetin. Nuk është çështje e thjeshtë kjo, do ta zgjidhë Reforma në Drejtësi.

Të gjitha këto çështje do t’i rihapë SPAK. Ne do presim. Tani dimë që SPAK-un e kanë krijuar ndërkombëtarët, presim drejtësi, pa ata nuk bëjmë dot gjë. Ju lutem, pushteti merret me vota, por me vota në zgjedhje të lira. Çdo vend që nuk ka vendosur drejtësinë nuk mund të flasë për demokracinë në funksion të zgjedhjeve, sepse ka korrupsion, me korrupsion merren para dhe me para merren zgjedhjet.

Do fillojë hetimi në mënyrë drastike kundër kësaj çështjeje, tani SPAK është drejt fundit, po presim të krijohet Struktura e Akuzës dhe Hetimit dhe pastaj do ngrihet dhe Gjykata e Posaçme, që ky krim është objekt i këtij sistemi, kjo nuk diskutohet. Çdo akt korruptiv apo krim shtetëror, që është hetuar, do rihetohet. Nëse SPAK nuk e bën këtë, nuk është në interes të shqiptarëve, dështon politika amerikane në Shqipëri, që është e pamundur”, tha Ngjela.

 

Next Post
Si u keqadministruan bisedimet rreth pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Si u keqadministruan bisedimet rreth pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In