• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati Neshat Fana: Gris licencën e avokatit nëse nuk e nxjerr të pafajshëm ish-drejtorin e ARRSH

by A R
06/02/2018 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Andi Tomës deklaron se nëse nuk e nxjerr të pafajshëm ish-drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH do grisë licencën e avokatit. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fana tha se janë një sërë kundërprovash që vërtetojnë se Andi Toma nuk duhet të ishte vënë në akuzë.

“Unë do gris licencën e avokatit nëse nuk arrij ta nxjerr të pafajshëm” premtoi Fana live në emision. Fana kujtoi që të njëjtin premtim kishte bërë edhe në rastin e arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani dhe për të mori pafajësinë.

Fana është një jurist me shumë përvojë dhe që ka mbajtur shumë detyra në drejtësi  si prokuror dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke hetuar dhe mbrojtur shumë dosje nga më të rëndësishme që pas vitit 1990 e deri më sot në Shqipëri.

Fana akuzoi edhe gjykatësen dhe prokuroren e çështjes që sipas tij janë treguar jo vetëm të paaftë, por edhe kanë manipuluar procedurat e kësaj dosjeje. “Gjykatësja Idush Maliqi ka bërë shkelje në mënyrë flagrante të hapura të procedurave duke marrë copy paste kërkesën e prokurorisë duke e vendosur si vendim”, tha ai.

Avokati Fana bëri edhe një “mea culpa” për kohën kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nuk i kanë dhënë masë disiplinore Maliqit për shumë shkelje që janë vërejtur në punën e saj.

Andi Toma është arrestuar bashkë me pasardhësin e  tij Dashamir Xhika si i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit për shpërdorimin e fondeve në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar kur ai ishte drejtor i përgjithshëm i ARRSH nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Sipas një tenderi të zhvilluar në atë kohë kompania “Arifaj SHPK” në masën 90 për qind dhe “Vëllazëria Hysa SHPK” në masën 10 për qind në vlerën e zbatimit të punimeve 416.420.344 lekë me TVSH.

Sipas prokurorisë Toma është përgjegjës sepse jo vetëm që rruga edhe sot nuk ka mbaruar ende por në punimet e kryera ka pasur rrëshqitje dherash dhe dëmtime të rënda.

Next Post
Banka e Shqipërisë, Prokuroria nis hetimet për vjedhjen e 21 milionë eurove

Dy banka ndryshojnë pronarë, pritet shkurtim i disa vendeve të punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In