• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati Mëngjesi prej 2 ditësh në koma, Ministri Manja takon familjarët tek Trauma: E vizitova si mik, si shok

by Java News
31/05/2024 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Sokol Mëngjesi prej dy ditësh ndodhet në Intubim tek spitali i Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rënduar. Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ditëne djeshme tha se gjendja e Mëngjesit se orët në vijim do ishin vendimtare, por duket se nuk ka ende asnjë përmirësim.

Shumë figura të politikës, shefa policie, drejtori i policisë Tiranë, avokatë dhe miq e kanë vizituar në spitalin e Traumës këto dy ditë, ndërsa këtë pasdite ka shkuar dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Ministri Manja është interesuar mbi gjendjen shëndetësore të avokatit dhe pedagogut Sokol Mëngjesi si dhe ka zhvilluar një bisedë me mjekët, shefin e urgjencës së Traumës si dhe të afërmit e avokatit që po i qëndrojnë pranë.

Ministri Manja nuk ka bërë asnjë koment thjesht ka pohuar se e vizitoi avokatin e dhunuar barbarisht “si mik, shok dhe si një njohje e tij mëparshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë”.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ishin 4 autorët të cilët e dhunuan me doreza hekuri dhe leva të cilët policia i identifikoi: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit ishte Dritan Nano.

58-vjeçari Dritan Nano do të paraqitet ditën e nesërme para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Motivi i sulmit sipas dëshmisë së Dorian Aliaj si dhe nga hetimet është se:

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para grupit hetimor Nano ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka gisht në sulmin e avokatit. Mirëpo, policia ka prova të forta të cilat impikojnë këtë shtetas në këtë ngjarje./m.j

Next Post
Krimi makabër/ Rrëmbimi i 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Krimi makabër/ Rrëmbimi i 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Kame besimin se policia shqiptare i ka te gjitha mundesite dhe aftesite ti kthejne reston atije barbarit qe porositi vrasjen e Avukatit te nderuar.Porositesi dhe te afermit e tije,duhet ta kujtojne aftesine e policise edhe pasi te bejne 500 vjete varre.Ti bejne shpinen me te bute se barkun,jo hekur,pore me mjetet tjera qe policia jone eshte e afte ti perdore.Plus denimin maksimal qe duhet te marre nga drejtesi,porositesi e dhunuesit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In