• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati kujton 21 Janarin dhe sulmon Berishën: Ja si do të vepronte me protestuesit po të ishte ende në pushtet

by E B
17/10/2026 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, avokati Edmond Petraj ka komentuar protestat e studentëve në Tiranë, duke bërë paralelizma me protesta të zhvilluara në vende të tjera të Evropës dhe me ngjarje të së kaluarës në Shqipëri. Petraj u shpreh se dhuna nuk është një rrugë drejt zgjidhjes, ndërsa theksoi se situata aktuale duhet parë edhe në kontekstin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Duke iu referuar protestave në Itali dhe kërkesave për largimin e kryeministres Giorgia Meloni, ai tha se protestat kundër qeverive nuk janë një fenomen i kufizuar vetëm në Shqipëri. Petraj solli në vëmendje edhe ngjarjet e vitit 1997 dhe 21 Janarin, duke krahasuar mënyrën e reagimit të policisë në periudha të ndryshme.

Edmond Petraj: Në Bologna dhe Romë ka protesta, kërkojnë që të largohet Meloni. Është e njëjta linjë. Kjo dhunë nuk të çon askund. Brezi ynë e ka arritur edhe pjesën e ’97 që ka qenë një kaos. Kemi 21 Janarin. Kemi dy polici, një polici që qëllonte me armë në 21 Janar. Berisha të vriste. Berisha të ishte në këtë fazë, do t’i kishte bërë rrogoz. Kemi sot një polici që shkon pa armë në protestë. Kemi dhe një polici tjetër për 21 Janarin, pavarësisht se ajo protestë ka qenë ndryshe.

Sa i përket zgjidhjes së situatës, avokati argumentoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian dhe paralajmëroi për pasojat që, sipas tij, mund të sillte një ndryshim i menjëhershëm i pushtetit. Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje qartësinë e kërkesave të protestuesve, duke theksuar se protestat studentore duhet të kenë objektiva të përcaktuara qartë.

Edmond Petraj: Ne jemi në prag të integrimit. Nëse ne do të bëjmë lëvizje, rotacione, sidomos në këtë kohë… Kemi 40 vjet që presim Evropën, jemi në hapin e fundit që mund të futemi në BE. Nëse do të bëjmë një lëvizje dhe një rrotacion të situatës, ne do të shkojmë 30 vite pas. Rrotacioni i pushtetit do të ishte drastik. Duhen kërkesa të qarta. Këta nuk kanë kërkesa të qarta. Njëherë dalin si studentë… Studenti ka kritere, nuk mund të jetë politik.

Next Post
Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com