• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin e sekuestros së pasurive: Pasuritë janë me burime të ligjshme

by Ardit Rada
07/08/2020 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa ka ankimuar ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive marramendëse të tij me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO. Alban Qafa ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke thënë se vendimi i sekuestrimit të 26 pasurive  nga GJKKO është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore dhe se në të ka plot absurditete.

Në një deklaratë për mediat , avokati Qafa shprehet se në sekuestron e bërë nga GJKKO ka parregullsi, ku një rast lidhet me një toke are 600 metra katror që në fakt avokati shprehet se zoti Ylli Ndroqi nuk e posedon prej kohësh dhe ajo shërben si varrezë e fshatit Zbarqe.

Gjithashtu në lidhje me akuzat e arrestimit në Itali në 2015, avokati e hodhi poshtë të ketë ndodhur duke thënë se zoti Ylli Ndroqi në atë kohë ka lëvizur i lirë në zonën  Shengen si dhe ka qenë edhe në SHBA.

Në lidhje me pasuritë e tjera të tij, avokati Alban Qafa thotë se të gjitha pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licencuara që nga viti 1993 dhe kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe janë kredituar 100 % nga bankat.

“Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit  të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali.

Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS dhe nga publikimi i vendimi të bërë dje për Italinë që zoti ylli Ndroqi në vitin 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian, ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen ka qenë edhe në SHBA. Nuk mund të ishte edhe në burg edhe në Itali, edhe në Mynih dhe në Los Angelos.

Është dhënë si indicie pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese dhe se duke filluar para 2010 ku është botuar në fletoren zyrtare. Kemi konstatuar absurditete nga më të ndryshmet. Pasi kemi çekuar të gjitha pronat e tij me dokumentacionin përkatës se si janë përfituar këto prona kemi parë se është vënë sekuestro toka arë 600 metra katrorë në fashatin Zbarqe, që nuk posedohet prej shumë vitesh nga zoti Ndroqi dhe aktualisht aty ndodhen varrezat e fshatit dhe është fakt lehtësisht i verifikueshëm.

Pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licensuara që nga viti 1993, kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe është kredituar nga bankat 100 % . Dhe një absurd tjetër që janë sekuestruar mjetet e Ora News që janë me kredi (leazing)nga raiffeisen bank. Quhet pasuri e paluajtshme mjetet që janë me kredi (leazing). Gjithashtu dhe pasuritë që janë të kredituar 100 % nga bankat në vlerën e blerjes së tyre dhe nuk mund të quhet pasuri e paluajtshme një pasuri që është blerë me masën 100 % e financimit të saj nga bankat. Për sa i përket të gjitha pasurive të zotit Ndroqi ato janë të krijuara me burime të ligjshme, kemi depozituar provat bashkangjitur ankimit tonë dhe shpresojmë që të gjitha provat do të merren parasysh nga apeli pasi dhe sekuestro është bërë në kundërshtim me ligjin 11 të ligjit Anti-Mafia ku përcaktohen kriteret ku vihet sekuestro, kur janë në prag të tjetërsimit dhe nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit dhe ku janë në ndikim të organizatave kriminale që fakt tërësisht i pavërtetë pasi Ora News dhe Tv Ora kanë qenë duke publikuar lajme kundër organizatave kriminale dhe asnjëherë nuk kanë qenë nën ndikim e ndonjë organizate kriminale“, tha Qafa.

Ankimi i sekeustron ndodhi një ditë pasi administratori shtetëror Arjan Baçi mori në dorëzim 26 pasuritë e sekuestruara nga biznesmeni Ylli Ndroqi.

Apeli i gjykatës së posacme pritet që brenda dhjetë ditësh të dalë me një vendim, c‘ka do të vendosë edhe fatin e sekuestros.

Sipas SPAK Ndroqika qenë i arrestuar në Turqi e Itali si i përfshirë në trafik droge, aktivitet që është përdorur më pas për të krijuar pasuritë që ai disponon sot thotë SPAK.

/e.rr

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 8 gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In