Avokati i Albano dhe Arbion Alikos, të arrestuar mbrëmë nga policia për pjesmarrje në vrasjen e efektivit të RENEAS Ibrahim Basha, ka folur sërisht sot për mediat.
Avokati Neshat Fana ka thënë se akoma nuk ka filluar marrja në pyetje e dy klientëve të tij.
Sipas avokatit, shkak i mosmarrjes në pyetje është gjendja e rënduar psikologjike e vëllezërve si dhe procedurat.
Fana u shpreh gjithashtu se ka biseduar me vëllezërit, por nuk mund t’i bëjë publike diskutimet që ka zhilluar me ta.
Afati i fundit ligjor i marrjes në pyetje është nesër.