• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Roshit: Ankimojmë në Kushtetuese përjashtimin dhe ligjin e dekriminalizimit

by Java News
30/12/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i së enjtes i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka sjell dhe një tjetër ngërç juridik, i cili mund të çojë deri në rrëzimin e gjithë ligjit të Dekriminalizimit.

I kontaktuar nga Top Channel, avokati mbrojtësi i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai pritet të depozitojë në Gjykatë, do të përmbajë papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekriminalizimit, me Kushtetutën. Duke marrë parasysh dhe faktin se shumë herë është thënë, nga juristë por edhe politikan se ky ligj është më i ashpri në botë dhe në kufjitë e anti-kushtetueshmërisë, një analizë e tij nga Gjykata Kushtetuese mund të çonte dhe në rrëzimin e ligjit.

Më e komplikuar duket situata për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët për shkak të mosparashikimit në ligj të ankimimit, ende nuk janë të qartë se ku do depozitojnë kërkesën e tyre, në kolegjin zgjedhor, siç parashikon Kodi Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative, duke qënë se vendimi i KQZ, konsiderohet si akt administrativ.

Por pavarësisht përplasjeve ligjore dhe ankimimeve të mundshme, Kryeministri Rama ka firmosur pasditen e së enjtes shkarkimin e Elvis Rroshit, i cili do t’i dërgohet Presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit, duhet të shpallë zgjedhjet në Kavajë jo më parë se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga marrja e njoftimit zyrtar. Por ky afat më shumë gjasa do të shtyhet, duke marrë parasysh dhe vendimin e Rroshit dhe avokateve të tij për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Edhe mbledhja e KQZ për zëvendësimin e deputetëve Tahiri dhe Selami do të jetë në varësi të ankimimeve të dy deputetëve./a.k

Next Post
“DEA” dhe “Scotland Yard” sjellin në vend “super-dosjen” me lidhjet e kriminelëve me politikën shqiptare

"DEA" dhe "Scotland Yard" sjellin në vend "super-dosjen" me lidhjet e kriminelëve me politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In