Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ngjarjen tronditëse në Elbasan.
Gjokutaj thekson se vrasjet më së shumti ndodhin për larje të hesapeve, duke shtuar se policia kriminale është krejtësisht jashtë loje.
“Këto janë larje hesapesh. Policia kriminale është komplet jashtë loje. Këta persona duhet që të ndiqen. Kur ka sistem TIMS dhe hyjnë në Shqipëri, duhet që të përgjohen sepse një njeri që ka më shumë se tre precedentë penalë, duhet të vëzhgohet.
Po bëhen vrasje nëpër bare. Vrasjet po bëhen në ambiente publike. Ajo që thotë Rama, “kokat hëngshin”, do të thotë se kryeministri po bën thirrje që të marrin hak vetë, nxit vënien e drejtësisë vetë ose hakmarrjen”, u shpreh Gjokutaj i ftuar në një studio televizive. SOT












