• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i kreut të Foltores zbulon detajet: Ja çfarë ndodhi kur Berisha hyri në SPAK

by Java News
23/01/2024 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë ndodhi gjatë paradites në zyra e SPAK, ku shkoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjokutaj u shpreh se, prokurorët e SPAK ishin të papërgatitur sepse nuk e prisnin që Berisha të shkonte sot në zyrën e tyre.

Avokati i kreut të PD-së, deklaroi se, u zbuluar gjithashtu edhe kurthi që ishte përgatitur nga mazhoranca, e cila kishte propaganduar që Berisha nuk paraqitet, nuk jep shpjegime.

“Zoti Berisha, çfarë ra për mediat jashtë, u ka thënë edhe në zyrë. Tha që gjeta, McGonigalin, Ramën dhe gjithë bashkëpuëntorët tek zyrat tuaja dhe u tha edhe këtë tjetrën që të mos më thoni nesër, që unë jam një njeri që u pres në besë dhe ato që them në zyrë nuk i them në publik.

Kjo është një akuzë shumë e rëndë, të cilën e para duhet ta gjykojë ndërgjegjja e Ramës, nëse duhet të jetë apo jo në krye të vendit. Siç ju thashë, proamerikanizmi i Ramës nuk mund të ecë në një linjtë me antiopozitarizmin.

Kjo mazhorancë që e ka simbolizuar si anti-shtet, anti-procedurial dhe ata sot nuk e besonin se Berisha do të ishte në zyrën e tyre, dhe kjo ka sjellë edhe një pasojë, se ju çuditeni, se ata ishin krejt të papërgatitur.

Berisha ka denoncuar sot në atë zyrë, ka dhënë 2-3 shpjegime, por ato nuk ishin thelbi i hetimit, sepse ata as firmat e Edi Ramës në themel të çështjes për klubin ‘Partizani’, nuk i përmendën.

Berisha qëndroi pa kufizim, nuk u kushtëzua në pyetjet e tyre, por i ka denoncuar dhe i ka thënë të gjitha objeksionet e veta. Koha ka qenë më e gjatë, më shumë shkoi në printimin e intervistave se sa ata ishin të përgatitur.

Kjo ndodh kur çështja nuk ka asnjë provë, dhe thërrasin një njeri të gabuar në një çështje të gabuar.

Po ta krahasoni në korrupsionin e miliona euro të futura nëpër xhepa me emra të caktuar të kësaj mazhorance, ky është një krahasim shumë i gabuar dhe sjell në vëmendje dhe medias që kohën e thirrur në prokurori, ata nuk mund ta barazojnë me kohën e hajdutëve të kësaj mazhorance.

Sot është zbuluar i gjithë kurthi që kishte bërë kjo mazhorancë, që Berisha nuk paraqitet, nuk jep shpjegime, dhe ata sot nuk e besonin se Berisha nuk do të paraqitej, se duan ta përdorin nesër në gjyq, për masën e sigurimit. Masa e sigurimit është bazuar në mosparaqitja e Berishës, te injorimi që Berisha u bën institucioneve. Ja që sot Berisha ishte aty. Çfarë do të thotë nesër kjo gjykata. Kjo gjykatë nesër e ka me vetveten.

Sot Berisha ka denoncuar të gjitha shkeljet në sy të prokurorëve dhe u ka kërkuar edhe njëherë, u ka dhënë shansin që të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të rivendosin moralin e tyre ligjor në këtë çështje.

Kjo ka ndodhur sot në SPAK, një SPAK i cili unë e konstatova edhe në një panik, sepse çështja e Berishës është aktakuzë për SPAK jo për Berishën”, tha Genc Gjokutaj./m.j

Next Post
Debati/ Parlamenti italian, “5 Yjet” kundër marrëveshjes së emigrantëve: Po hidhni 650 milionë euro për propagandë në Shqipëri

Debati/ Parlamenti italian, “5 Yjet” kundër marrëveshjes së emigrantëve: Po hidhni 650 milionë euro për propagandë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In