Avokati i Arben Ahmetaj, Henrik Ligori në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandatave ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit tha se prokuroria nuk justifikonte në asnjë rresht arsyen për të kryer kontroll në banesë.
‘Çdo më thënë arratisje? Se nuk e kuptoj? Jemi në dy avokatët e tij prandaj nuk ndodhet. Nuk kam informacion nuk dua ta ndaj me ju. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Është e drejta e tij nëse do të vij? Nuk kam thënë taman që nuk gjen drejtësi në SPAK. Në mbajtëm një qëndrim të kundërtat tek ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe të prokurorisë. Ne nuk vërejtëm kurrkund asnjë rresht që të justifikonte të interpretonte nevoja se pse prokuroria ka nevojë të bëjë kontroll të banesës. Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit.Të bësh kontroll në banesë do të thotë përdhosësh një deputet të Kuvendit, të kënaqësh epshet. Jemi kundër arrestit të një deputeti për më tepër me atë materie që ka sjellë SPAK.’- tha Ligori.
/f.stafa