• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati grek i Klement Balilit: Ja pse Shqipëria nuk e arreston dot klientin tim

by Java News
08/12/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati grek i Klement Balilit, që njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”, në një reagim të tijin pas dorëzimit të dosjes nga autoritetet greke tek Ministria shqiptare e Drejtësisë e më pas në Prokurori, tregon rastet kur autoritetet shqiptare mund të arrestojnë klientin e tij. Sipas avokatit Aleksios Kugias, ndonëse është dorëzuar një dosje voluminoze për Balilin, brenda saj nuk ka asnjë provë.

“Çështja është ende nën hetim edhe në Greqi, megjithëse ka disa të arrestuar dhe po mbahen në burg”,- thotë ai për Tv Klan.

Avokati me seli në Athinë thotë gjithashtu se vetëm dorëzimi i dosjes te autoritetet shqiptare nuk justifikon arrestimin e Balilit, pasi së pari dokumentacioni duhet studiuar nëse është i mbështetur në prova. Sa u përket provave avokati i ish – kreut të Transporteve të Sarandës thotë se asnjë prej të arrestuarve nga policia greke nuk ka përmendur emrin e Klemend Balilit.

“Studimi i dosjes së çështjes tregon se të gjithë të pandehurit e arrestuar në Greqi janë të huaj për Balilin, askush nuk e njeh atë dhe askush nuk pretendon se ai ka kryer ndonjë krim” – thotë avokati.

Sipas avokatit mbrojtës, e gjithë çështja ka prapavijë politike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, duke implikuar në këtë skenar edhe disa oficerë të policisë greke të lidhur me politikanë grekë. Dosja në ngarkim të Klement Balilit mbërriti në Tiranë në 14 Nëntor më një korrier diplomatik dhe pas përkthimit nga greqishtja iu dorëzua Prokurorisë.

ma.me

Next Post
Dita e Rinisë, PD homazhe te busti i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti

Dita e Rinisë, PD homazhe te busti i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com