• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati Beqiri: Në tryezën e SPAK fletë-arresti për Berishën dhe Metën, çështje ditësh firmosja

by Java News
16/11/2023 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës e quan ‘dritë jeshile’ për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda të pazbardhura vendimin e gjykatës së Strasburgut lidhur me vrasjen e 21 janarit 2011 në bulevardin para Kryeministrisë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri u shfaq besimplotë se pas këtij vendimi SPAK do të hapë hetimet nga e para për 4 vrasjet e 21 janarit 2011.

Ndër të tjera, zoti Beqiri zbuloi se në tryezën e SPAK janë fletë-arrestet për Berishën dhe Metën, ku sipas tij, çështje ditësh pritet firmosja e tyre,. Majde ai tregoi edhe dosjet e lyera me gjak që do t’i çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri.

-Avokat Beqiri, Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për të ndjerin Aleks Nika, çfarë do të thotë ky vendim?
Problemi është që shkoj 12 vite që flitet për një krim që u pa nga të gjithë bota dhe nuk mori ndëshkim sepse në këtë vend ekziston pandëshkueshmëria. E shkatërruan një Shqipëri të tërë për të bërë para për të blerë pushtetin dhe më pas të shtypin dhe të vrasin, kur vjen momenti nuk i ndëshkon asnjë. Familjet e tyre kanë kërkuar drejtësi dhe kanë kërkuar që të dënohen ata që i morë jetën atyre të pafajshmeve. Por, ata e katandisën këtë proces me një dënim minimal për vrasje nga pakujdesia dhe është tallje jo vetëm me jetën e njeriut, por edhe me familjarët.

-Është kjo një indicie që SPAK të hap hetimet, pra vendimi i Strasburgut?

Strasburgu e zbardhi të vërtetën, atë që ne kemi 12 vite që flasim. Strasburgu e zbardhi dhe i ka vënë piketat si duhet dhe e ka orientuar shtetin ta zbardh 21 janarin dhe të ndëshkohen ata që e kanë bërë 21 janarin. Në ngasjet që kanë ndodhur në këtë vend kjo është një nga ato që po merr rrugë dhe ka ditë jeshile edhe për Gërdecin, edhe për aferat e tjera që kanë ndodhur. Vendimi i Strasburgut është i zbardhur. Prokuroria e ka çelur në 2021 hetimin dhe më pas asnjë gjë nuk është bërë. Atyre u dridhet gishti kur shohin Metën dhe Berishën.

Qëndrimi i SPAK është një vendim që nuk e nderon SPAK, sepse doli audio e përgjimit me zë dhe kjo provë e re në vend që të trajtohej nga SPAK nuk u bë, SPAK e mori në rrugë administrative dhe tha meqenëse e ka prokuroria ta shoh edhe kallëzim të ri. Këtë vendim të SPAK e gjykuam edhe Apeli të njëjtën gjë, ata vënë në diskutim moskompetencën. Çështja është në Gjykatën e Lartë.

Gjykatës së Lartë do i dërgojmë vendimin e Strasburgut. Jemi të bindur se Gjykata e lartë do ia çojë SPAK dhe do kërkojë edhe një herë hetimin nga e para për 4 të vrarët e 21 janarit se është krim shtetëror. I pari është Sali Berisha. Ai ka urdhëruar vrasjen. E ka pranuar edhe vet që e ka bërë këtë krim. Sepse për të mbajtur pushtetin me dhunë ai bëri vrasje në 2 prill të ‘91 dhe në ’97 dhe për të mbajtur pushtetin me dhunë bëri edhe vrasjet në 21 janar dhe Gërdec.

-Pra përveç ish-kompleksit “Partizani” mendoni se për Berishën do të ketë hetime dhe do të merret në pyetje edhe për 21 janarin?

Patjetër. Kjo është një dosje nga më të nxehtat që po merr zgjidhje. Por edhe për Gërdecin sepse po mbaron sepse edhe ai del përgjegjës, që e çoi mes qytetit për të vrarë njerëzit. Edhe ‘CEZ- DIA’ e ka edhe ai edhe djali i tij, këto janë dosje që do ta marrin rrugën shumë shpejt. S’ka kthim prapa. SPAK do ec në drejtimin e duhur.

-Ju keni bërë disa kallëzime, keni akoma për të bërë?

Po patjetër. Unë i studioj, i shikoj mirë dhe kur e shoh që janë për në SPAK, i çoj atje.

-Gjykata e Posaçme ka vënë në dijeni edhe Kuvendin, por Berisha duket se nuk ka ndërmend që të paraqitet?

SPAK duhet të shoh si është situata e provave, nëse i ka mbledhur provat dhe Berisha nuk prish dot më asnjë provë dhe nuk ndikon tek dosja, nëse shkon ose jo nuk i prish punë hetimit të çështjes. Ata janë drejt përfundimit , do ta marrin çështjen më pas do të ngrenë akuzën dhe do ta çojnë atje, ndërsa qëndrimet e Berishës janë rrethana rënduese , sepse ai edhe ka bërë krim edhe nuk tregon pendimin më të vogël, kjo ndikon edhe në masën e dënimit që do marrësh.

-Do ketë lëvizje sërish SPAK, pra hetime të bujshme?

Po sepse nuk ka më kthim prapa. Ato krime që janë bërë dhe kanë sjellë dëme të pallogaritshme të këtij vendi nuk mundet të kalojnë pa ndëshkim. Nuk i kalon dot askush ato, sepse në fund të fundit mund ti mbulosh dhe ti si SPAK, e mbulove e mbulove por të zbuloi shamizeza e Gërdecit që ia more djalin 7 vjeç për korrupsion.

Nuk të lë familja e Aleks Nikës, sepse ia vrave në shesh dhe për çfarë për fjalën e lirë. Pse e vrave? Se do të mbash pushtetin ti që të bësh “CEZ-DIA”, të bësh kompleks Partizani, për të bërë 10 vila me hale në Gjirin e Lalzit do të vrasësh dhe të lënë familjarët. Për të marrë pushet vrave Shkëlqim Haklaj e fute gjithë Tropojën në gjakmarrje. 200 të vrarë atje e ta falin? S’ ta falin shamizezat. Ato përplasën deri në Strasburg dhe atje e fitojnë.

Edhe Ilir Metën do e kesh shumë shpejt në bankën e të akuzuarve. Kanë vrarë duke bërë korrupsion. Punë ditësh do ta shikoni. Nuk ka kthim pas. Nëse do shoh që do prish provat, mund të merret edhe ajo masë. Berisha është në prag të ikjes në Francë. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm. Do të vejë në Francë atje ku bëri gjyqin gjoja me Blinken. Atje ka përplasur kokën me avokatë. Atje do të shkojë që të vdes.

/f.s

Next Post
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, 'Bashkë Fitojmë' ankim në KAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In