• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati Beqiri: Masakra e Gërdecit, ‘çernobili shqiptar’! Kokat e këtij krimi Shkëlzen dhe Sali Berisha, të merren të pandehur

by A M
10/01/2024 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gërdeci është çernobili shqiptar”. Kështu e cilësoi avokati Idajet Beqëri masakrën e Gërdecit në një lidhje me “skype” për Studio Live në Report Tv.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh se Shkëlzen Berisha e “ndërtoi këtë fatkeqësi dhe e ktheu demontimin e armëve në biznes për familjen e vetë”.

”E futi në lojë dhe babanë e vetë spese e dinte çfarë përfitimi mund të merrte nga kjo aferë. Duke qenë djali i kryeministrit e shfrytëzoi duke depërtuar e duke marrë këto licenca si pa gjë të keqe me lehtësi të jashtëzakonshme duke depërtuar dhe te Mediu dhe të këshilli i ministrave”, shtoi Beqiri në Report Tv.

Për Beqirin Shkëlzen Berisha së bashku me babanë e tij ish kryeministrin Sali Berisha janë aytorë kryesorë të masakrës së 15 marsit 2008 ku vdiqën 26 persona, dhe mbi 300 u plagosën.

“Shkëlzeni u thirr për të deklaruar si njeri që ka dijeni. Nëse s’do kishte dijeni ata do më thërrisnin mua. Kurse ky është një person që jo vetëm ka dijeni por është pjesë e lojës, pjesë kryesor e lojës. Grabitja e pasurive kobëtare u është bërë mitomani.”

Babë e bir, siç nënvizon avokati duhet të merren të pandehur.

“Hetimet po zgjerohen për tu parë në tërësi se kush janë të implikuar. Ata do të jenë të pandehur dhe për krime të rënda. Nuk bëhet fjalë për shpërndroim detyre siç akuzohet Mediu dhe Bumçi. Duhet marrë i pandehur Shkëlzen dhe Sali Berisha. Koka e gjithë këtij krimi është ai, Berisha. Pa vendimin e këshillit të ministrave nuk do ishte bërë ky çernobil. Edhje Luan Hoxha do pyetet si she fi shtabit të përgjithshëm. Këto do të bëhen pjesë e asaj dosjes numër dy.”

Ish-ministri Fatmir Mediu për avokatin duhet të merrte statusin e të pandehurit të drejtësisë në këtë çështje dhe të zbardhte këtë masakër.

“Ai duhet të ishte i penduari i drejtësisë që ta zbardhte këtë aferë. Këtë falje që u kërkoi viktimave ai megjithëse fajin e ka të rëndë ai e pati shansin që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ta linte drejtësisë aty ku është te koka, te ish kryeministri dhe djali i tij, te familja Berisha. Ky gjyq nuk është i Mediut, por hetimet po zgjerohen për të parë se kush janë të implikuar. Gërdeci do vejë në gjyq për vrasje të paramenduara”, shtoi Beqiri.

I lakuar prej 15 vjetësh si personi kyç në përcaktimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec dhe lidhjet me Mihal Delijorgjin, Shkëlzen Berisha është shfaqur para fakteve të Gjykatës së Posaçme  në 27 dhjetor për t’u marrë në pyetje por në dalje për mediet tha se u thir kot. Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur 71 dëshmitarë në gjyqin për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec. Deri tani janë pyetur 40 prej tyre, zyrtarë dhe familjarë të viktimave apo personat të prekur nga tragjedia e 15 marsit 2008.

/a.d

Next Post
Berisha sjell dy humbësit përsëritës në Tiranë

Berisha sjell dy humbësit përsëritës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In