• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati i arrestuar për mashtirm, shoferit të tij i vendosën eksploziv 2 vite më parë

by A R
04/10/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një avokat është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet të ketë përfituar para me anë të mashtrimit nga familjarët e një personi që kishte humbur jetën në një aksident automobilistik.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se i arrestuari është 56-vjeçari nga Kukësi, Myrteza Myftari, i cili studion e tij ligjore e ka në kryeqytet. Myftari është denoncuar disa ditë më parë nga familjarët e viktimës, të cilët pretendojnë se avokati ka përvetësuar 2.7 milionë lekë të rinj, të përfituara si dëmshpërblim për dëmin shëndetë- sor me pasojë vdekjen dhe ua ka dhënë duke i mashtruar.

Myrteza Myftari
Myrteza Myftari

Ka qenë shtetasi me iniciale M.S., që ka bërë kallëzim në zyrat e Antikrimit Ekonomik të Tiranës, ku ka deklaruar se shumën e parave të përfituara i dyshuari e kishte marrë më shumë se 4 vite më parë dhe nuk ua ka dhënë, duke e përfituar vetë dëmshpërblimin që i takonte familjes.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur një kalimtar, shtetasi me iniciale F.R., është përplasur për vdekje nga një automjet. Nisur nga kallëzimi i familjarëve të viktimës, Policia ka kryer verifikimet e nevojshme dhe ka kryer arrestimin e avokatit me akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.

Shoferit të avokatit i vunë tritol në makinë 2 vjet më parë

Edhe para dy vitesh emri i avokatit Myrteza Myftari u lakua në kronikat e publikuara në media, pasi shoferi i tij i shpëtoi një atentati me eksploziv.

Më 16 maj të vitit 2015, në makinën e shtetasit A.A., shofer i Myftarit, u gjet një sasi tritoli dhe një granatë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë në atë kohë se mesazhi ishte për avokatin, megjithatë ai e mohoi.

Tritoli dhe granata ishin të lidhura me një fije me diskun e makinës dhe shpërthimi do të ndodhte sapo mjeti të vihej në lëvizje. Pakoja u gjet në gomën e automjetit tip “Benz”, me pronar shtetasin A.A., nga Kukësi, banues në Tiranë, shofer i avokatit Myrteza Myftari.

I dëmtuari banonte pranë zonës që njihet si “Fusha e Aviacionit”, ndërsa makinën e kishte parkuar afër banesës. Me t’u lajmëruar për gjetjen e tritolit, ekspertët xhenierë arritën ta çaktivizojnë këtë mekanizëm shpërthyes.

Granata do të aktivizohej me anën e një fijeje teli, e cila ishte e lidhur me ndezësin e granatës, që ishte lidhur me gomën. Për të arritur një efekt më të dëshirueshëm, autorët kishin shtuar edhe një pako të vogël tritoli, e cila mendohet se ishte e paketimit 50 gramë, teksa lënda plasëse do të shpërthente në momentin e lëvizjes së mjetit. Pas evidentimit të granatës, policia rrethoi zonën dhe largoi banorët që ndodheshin aty pranë.

Nga burimet e policisë u mësua se pronari i mjetit ishte i punësuar si shofer i avokatit Myrteza Myftari, i cili ushtron aktivitetin e tij në Tiranë. Nga ana e tij, avokati pranoi se kishte njohje familjare, por se ky person nuk punonte si shofer i tij./Panorama/a.m.

Next Post
Jeremiç: Pres vit të vështirë për Serbinë për shkak të Kosovës

Jeremiç: Pres vit të vështirë për Serbinë për shkak të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In