• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokatët letër ministries/ Duhet të amnistoni të burgosurit me tre vite pasi po divorcohen

by Java News
17/09/2019 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë të Shqipërisë Saimir Vishaj i ka dërguar një memo ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku i kërkon hartimin e një projektligji që të përfshijë një amnisti të gjerë për të burgosurit të cilët për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese po u zgjatet koha e qëndrimit në burg duke sjellë madje dhe probleme familjare si divorci.

“Rritja e numrit të këtyre ankesave lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me mosfuksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sjellë si pasojë rritjen e numrit të dosjeve të pashqyrtuara duke ju mohuar në këtë mënyrë shqyrtimin e çështjeve të tyre brenda një afati ligjorë.

Gjithashtu rritja e numrit të çështjeve në Gjykatën e Apelit ka sjellë zvarritje të proceseve gjyqësore. Ngërç i cili ka sjellë si pasojë mbipopullimin e burgjeve. Një faktor tjetër negativ për t’u theksuar është konstatimi i rritjes së numrit të divorceve si pasojë e zgjatjes ekstreme të shqyrtimit të çështjeve si pasojë e ngërçit të sistemit gjyqësor, po ashtu dhe të pamundësisë financiare për tu takuar me familjarët e tyre.

Fenomene të tilla lidhen sidomos me personat që vuajnë dënimin jashtë Shqipërisë” shkruhet në memo. Shoqata e avoaktëve ka listuar edhe kategoritë që sipas saj duhet të amnistohen. Avokatët kërkojnë të përfshihen në amnisti personat që u ka mbetur edhe tre vjet nga dënimi, të dënuarit e mitur dhe femrat mbi moshën 55 vjeç. (Shqiptarja.com)

 

Next Post
Ekonomia/2019 rikthen miqësinë shqiptaro-kineze… në tregti!

Ekonomia/2019 rikthen miqësinë shqiptaro-kineze... në tregti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com