• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatët grekë konferencë në Tiranë për Belerin: Të lirohet, po shkelen të drejtat e njeriut

by Java News
18/09/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Dhomave të Avokatisë Greke ka deklaruar se arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri shkelje të nenit 3 të Protokollit nr.1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Neni 3 i Protokollit nr.1 i jep të drejtën një individi për të dalë si kandidat në zgjedhje dhe nëse zgjidhet të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij.

Deklarata e plotë:

Në rastin e Belerit, e drejta për të ushtruar efektivisht mandatin e tij është shkelur për shkak të masës së paraburgimit. Detyra e një përfaqësuesi të zgjedhur është të përfaqësojë elektoratin e tij, të tërheqë vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe të mbrojë interesat e tyre. Aq më tepër ky është rasti nëse akuzat ndaj atij përfaqësuesi, kanë bazë politike.

Masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ashtu edhe nga gjykatat e SPAK-ut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndë, në mos arbitrare, sepse masa e kundërshtuar synon të pengojë aplikantin të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Himarës.

Qeveria shqiptarë është e detyruar të marrë në konsideratë masa më pak të ashpra për të mbrojtur të drejtën e Belerit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Për rrjedhojë ka shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr.1.

  1. Shkelje e nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriu

Ndalimi i Belerit si dhe refuzimi arbitrat nga gjykatat shqiptare për ta lejuar atë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të kryejë detyrën e tij, cenon të drejtën e tij të shprehjes politike. Kjo ndodh sepse i heq mundësinë për të përfaqësuar efektivisht votuesit e tij dhe bie ndesh me integritetin dhe efektivitetin e procedurës zgjedhore të 14 majit 2023, duke minuar përfundimisht synimin e saj, pra identifikimin dhe materializimin e vullnetit të popullit. Si rezultat ka shkelje të nenit 10 të Konventës.

  1. Shkelje e nenit 6-2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Komentet dhe vërejtjet e përsëritura të bëra nga Kryeministri, vlerësimi negativ i njëanshëm i tij për ccështjen Beleri dhe përdorimi i gjuhës së prerë e të pakujdesshme ndikon në opinionin publik për sa i përket fajësisë së Belerit dhe paragjykon vendimin e ardhshëm të Gjykatës.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama shkuan përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë me një kundërshtar politik. Të krijohet përshtypja se kryeministri është shprehur i kënaqur me arrestimin dhe ndalimin e vazhdueshëm të Belerit. Kryeministri mishëron, par exellence autoritetin politik përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e duhur të drejtësisë në Shqipëri.

Ai duhet të ishte veccanërisht i kujdesshëm për të mos thënë asgjë që mund të krijonte përshtypjen se ai dëshironte të ndikonte në rezultatin e procedurave në pritje përpara Gjykatës.

Si rezultat kjo përbën shkelje të nenit 10 të Konventës.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit

Parimi i proporcionalitetit kërkon që të ketë një marrëdhënie të arsyeshme ndërmjet një objektivit të caktuar që duhet arritur dhe mjeteve të përdorura për të arritur atë objektiv.

Paraburgimi i Belerit për më shumë se 4 muaj për një shkelje të supozuar të ligjit të fushatës në vlerë prej 300 euro është haptazi një masë joproporcionale. Ccdo kufizim i të drejtave që i imponohet një personi duhet t’i shërbejë një qëllimi legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit.

Edi Rama të lejojë Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pohuar vazhdimisht se “autoritetet e pavarura gjyqësore” po e pengojnë Belerin të dalë nga burgu për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës.

Në fakt nuk ka asnjë vendim gjykatë që e ndalon Belerin të bëjë betimin. Përkundrazi, në aktgjykimin numër 226 të datës 26 qershor 2023, nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrtoi kërkesën time për leje për të bërë betimin si kryetar bashkie, shprehimisht thuhet se:

“Gjykata konstaton se…nuk është autoriteti kompetent dhe se i mungon juridiksioni për të vendosur për miratimin e lejes së kërkuar nga individi nën hetim”.

Autoritetet kompetente për dhënien e kësaj leje janë (a) Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale, ku ai banon aktualisht dhe (b) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këto subjekte janë njësi të thjeshta administrative dhe jo “autoritete të pavarura gjyqësore”.

Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit, ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.

 

Next Post
Regjistrimi i popullsisë/ Dhuli: Pyetësori i detyrueshëm, penalitete për familjen nëse nuk realizohet

Regjistrimi i popullsisë/ Dhuli: Pyetësori i detyrueshëm, penalitete për familjen nëse nuk realizohet

Comments 1

  1. sedi says:
    2 years ago

    si shume kane filluar te fitin hundet ne punet tona keta.Por kane kalin e trojes brenda Saliun dhe Ilirin.
    Duhet qendrim parimor pa asnje komromis duke vleresuar gjyqesorin. Mos u druaj perpara ketyre presioneve, Shqiperia nuik eshte mia si para 10 vjetesh…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In