• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaratë për mediat: Biznesmeni është me pushime në jug por s’është rrezikuar nga mbytja në det

by Ardit Rada
13/08/2020 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqit kanë dalë me një deklaratë për media ku bëjnë me dije se klienti i tyre ndodhet me pushime në jug të vendit.

Ata shprehen se ai nuk është rrezikuar nga mbytja në det dhe se gëzon shëndet të plotë.

Avokatët gjithashtu thonë se sipas tyre akuzat për lidhjet me terrorizmin nuk qëndrojnë dhe se ndaj tyre po bëhet presion.

Ndër të tjera ata deklarojnë:

“Disa  prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kane dhënë sot shpifjen e rradhës.

Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë pas shpifjes së rradhës, se z Ndroqi ka qenë në rrezik për jetën teksa është me pushime në Jalë.

Sipas ligjit Z. Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë ndaj të cilës ka vetëm një kërkesë: Të vendosë konform ligjit!

Z. Ndroqi së bashku me familjen është me pushime në jug të vendit dhe asgjë çfarë shkruhet në portalet e keqpërdorura, apo të paguara nuk është e vërtetë.

Z Ndroqi per asnje rast nuk  i eshte rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se kë është nje fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe  është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës.

Po ashtu kemi vënë re se ditët e fundit në disa portale kanë qarkulluar informacione të pavërteta që kanë si qëllim lidhjen e Z. Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin.

Të gjitha këto informacione të publikuara nga 3 portale, nuk paraqesin lajme me fakte prova e dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme.

Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se Z.Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen ne keto shkrime.  

Lajme të tillë spekuluese kanë qëllim krijimin e një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News. 

Postimet e bëra në këto portale kanë si qëllim të vetëm shantazhimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos japin një vendim të drejtë dhe të mbështetur në fakte dhe për pasojë synojnë vetëm të krijojnë konfuzion si dhe të pengojnë drejtësinë që të veprojë. 

Z.Ylli Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK dhe ndaj të cilit pritet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha portalet të cilat në mënyrë të qëllimshme publikojnë informacione të pavërteta.  Këto portale do të përballen në gjykatë si per shpifje ashtu edhe me padi civile për dëm pasuror dhe jo pasuror.

Vëmë në dukje se deri më tani nuk ka një vendim ndaj Z. Ndroqi, por kemi të bëjmë me një sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë, si pjese e nje hetimi pasuror dhe jo ndaj indidividit per ndonje veper penale. Jemi në momentin që Z. Ylli Ndroqi ende nuk është dëgjuar si palë nga organet e drejtësisë, pasi vendimi është marrë në bazë të kërkesës së organit të akuzes.

Kërkesa është bazuar vetëm në dyshime të mbështetura në indicie dhe jo në prova. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, pa praninë e palës së cilës i sekuestrohen pronat, dhe pa pasur mundësi që kjo e fundit të paraqëse provat e saj për të kundërshtuar dyshimet e organit të akuzës. 

Sa më sipër konkludojmë se sulmi është me prapavijë të menduar politike dhe qëllimi është i qartë: Shantazh ndaj prokurorisë dhe gjykatës për ti shkuar deri në fund mbylljes së dy televizioneve Ora dhe Ora News”, deklarojnë avokatët. (TemA)

/e.rr

Next Post
Situatë e rëndë në Infektiv/ MSH: Shtohen pacientët në terapi intensive, ja sa janë të intubuar

Rekord infektimesh/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: Ja sa pacientë ndodhen në terapi intensive dhe të intubuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

September 7, 2026
Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

September 7, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

September 7, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Ah, sikur ta kisha shkruar vetë!”- Rama ndan reflektimin për manipulimin dhe urrejtjen në hapësirën publike: Lexojini se do gjeni shumë fytyra e mashtrime!

September 7, 2026
Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

September 7, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

September 7, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Kreditë nën monitorim, për herë të pare do ngrihet një “Byro”: Historiku financiar i qytetarëve e bizneseve në një sistem të ri

September 7, 2026
“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

September 7, 2026
Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

September 7, 2026
“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com