• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokatët e dosjes “Metamorfoza” reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit

by A R
23/11/2024 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë një ditë më parë në RTSH.

Reagimi i plotë

Nga: Avokatët pjesëmarrws në çështjen penale nr 09/2023 (njohur si Metamorfoza -1)

Ylli Manjani,

Gurali Braimllari,

Dëgjuam me shumë vemendje deklarimet e zotit Altin Dumani, drejtues i SPAK në emisonin e gazetarit Alban Dudushi.

Na vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një cështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1.

Sikurse dihet, gjykimet e deri sotme në këtë çështje janë zhvilluar me dyer të mbyllura prandaj edhe transparenca mbi përmbajtjen e të dhënave dhe debatet në procesin gjqyësor, nga ana jonë ka qenë krejtësisht i kufizuar duke mos dhënë përgjigjet e duhura mbi disa aspekte që “drejtësia Popullore” me “transkripte” të nxjerrja nga dosja dhe nga konteksti, me identifikim të dyshimtë dhe me deformime të përmbajtjes së tyre, ka gjykuar, deklaruar fajtor dhe ka dënuar të gjithë personat e dyshuar të kësaj çështje.

Deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale.

Në fakt, në dosjen metamorfoza ku ne shërbejmë si mbrojtës dhe gjendemi në krahë të kundërta por përballë Gjykatës, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Nga ana tjetër, na vjen mirë që drejtuesi i SPAK pranon se ka debat precedurial mes palëve për legjitimitetin e mënyrës së përftimit të dhënave të SkyECC nga autoritet franceze dhe vlerën e tyre në raport me legjislacionin shqiptar. Po, ka patur dhe ka ende debat për këtë gjë.

Për të qartësuar opinionin publik duam të saktësojmë disa momente, për të cilat ndajmë qëndrime të ndryshme me Prokurorët e çështjes një prej të cilëve është vetë zoti Dumani :

Është e vërtete se të tre shkallët e gjykimit kanë vendosur mbajtjen në paraburgim të të dyshuarve mbi bazën e të dhënave të SkyECC, por ato vendime të gjitha janë bazuar në pretendimin e Prokurorëve totalisht të SUPOZUAR se të dhënat e Sky janë DOKUMENTE, janë gjendur dhe sekustruara në serverat e platformës SkyECC. Pra gjykatat kanë refuzuar të konsiderojë traskriptet rezultate të përgjimeve të telekomunikimeve, prandaj nuk kanë vënë në diskutim legjitimitetin e të dhënave të përftuara nga përgjimet në raport me legjislalcionin shqiptar dhe parimet e gjithë pranuara ndërkombëtare (përfshirë jurisprudencën e GJEDNJ).
Prokuroria e Posaçme nuk paraqiti për kohë të gjatë në proces përmbajtjen e vendimeve gjyqësore franceze që lejuan përgjimin apo autorizuan zgjatjen e afateve të tyre duke penguar verifikimin në gjykim të këtyre të dhënave në raport me legjislalcionin shqiptar. Gjykatat e të tre niveleve u pajjtuan me ketë qëndrim imponues të Prokurorisë dhe vazhduan paraburgimin e të dyshuarve me hamendësime dhe supozime të paverifikuara.

Për 15 muaj, prokurorët e Posaçëm kanë mbajtur vetëm qëndrimin imponues se transkriptet janë “prova” të ardhura me letërprosi. Vetëm kur çështja u paraqit nga ne në Gjykatën Kushtetuese, prokurorrët e Posaçëm ndryshuan qëndrim: Në parashtrimet e tyre të dat 16/09/2024 të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, për herë të parë u pranua se transkripet janë rezultate të përgjimeve dhe se vlera e tyre kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe atij Shqiptar.

Pra prokurorët e posaçëm kanë pranuar praktkisht se vendimet e të tre shkallëve të gjykimit për mbajtjen në parabugim kanë rënë, sepse të gjitha bazohen në prezumimin “imponues” se të dhënat e SKYecc janë dokumente ose . “prova dokumentn”; “prova të ftohta” apo “prova digitale” . Prokurorët sot pranojnë se ato të dhëna janë rezultate të përgjimeve. E verteta është se kapja përftimi I atyre të dhënave është kryer sipas ndryshimeve që janë bërë në K.Pr.Penale Franceze në vitet 2013 – 2019, por që nuk parashikohen nga legjislacioni shqiptar.

Legjislacioni shqiptar dhe jurisprudenca e deriitashme e Gjykatës sonë Kushtetuese si dhe e GJEDNJ nuk lejon përdorimin e rezultateve të përgjimeve masive apo të atyre që kryhen nga inteligjenca sekrete, apo bazuar në metodat e saj. Ndaj për këtë duhet të japë qëndrimin e saj Gjykata Kushteutese e cila duhet të shprehet nëse rezulatet e përgjimeve massive, të kryera në kundërshtim me ligjin procedurial shqiptar a përbëjnë të dhëna të mbledhura në mënyrë të paligjshme ,sikurse parashikon neni 32 i Kushtetutës?

Gjykata Kushtetuese shpresojmë të shprehet edhe në lidhje me mandatin e autoritetve tona gjyqësore për të pëdorur transkripteve për hetimin e gjykimin e veprave penale të ndryshme nga trafiku i narkotikëve, sepse autoritet franceze kanë qënë shumë të qartë në këtë pikë.
Sa i takon ftesës që Zoti Dumani na ka bërë për të të paraqitur “një vendim të vetëm nga gjykatat e huaja” duam të sjellim në vemendje se ne kemi paraqitur jo një, por disa vendime të gjykatave të huaja:

Vendimi i Këshillit Kushtetues Francez dhe dokumenteve shoqëruiese të tij , që është edhe vendim bazë nga autoritetit më I lartë gjyqsor i vendit të origjinës se atyre të dhënave që përcakton obligime për respektimine procesit të rrgeul;lt ligjor dhe të drejtën e mbrojtjes.

Vendimet 3 dhe 4 të dt 29 Shkurt 2024 të Seksioneve të bashkuara të Gjykatës së Kasacionit në Italisë që ka unifikuara qëndrimin ligjor për natyrën e transkripteve si rezultate ët përgjimeve dhe të nevojës për testin ligjor të tyre, me përmbajtjen e legjislacionit vendas.

Vendim të Gjykatës së Strasbourg, mbi cështjen aplikantëve Turq të akuzuar për terrorizëm mbiu bazën e komunikimeve në platformën e koduar BY Lock.

Vendimin e Gjykatës së Strasburg mbi cështjen “Big Brothër Ëatch” që klasifikon përgjimet masive të kryera nga inteligjenca secrete, të papërdorëshme në proceset penale.

Vendimin e GJEDNJ të dt 24/03/2024 të aplikanëtev anglezë në të cilën janë dhënë definicione të rëndësishme edhe për paligjshmërinë e fazës së idetifikimit të aboneteve të Enchro Chat si dhe të papërdorshmërisë së përmbajtjes së transkripteve

Vendimin e Gjykatës së Luksemburgut të dt 30/04/2024 e cila, në mënyrë shterruese ka përcaktuar trasksriptet si përgjime të telekominikacionit, se ato duhet të respektojë legjislacionin vendas dhe parimet ndërkombëtare për realizimin e përgjimeve si dhe ka dhënë garanci për të drejtën e mbrojtjes për njohjen dhe kundërshtimin e tyre, me pasojë përjashtimin nga fashikulli nëse shkelen këto të dretja të mbrojtjes , duke sqaruar njëherë e mirë statusin legal të këtyre të dhënave duke I dhënë fuqi ligjit të vendit ku ato përdoren

Njoftojmë publikun dhe cdo të intereuar se këto vendime së bashku me spjegimet përkatëse gjenden në dosjen gjyqsore madje edhe përpara gjykatës Kushteutese.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa cfarë argumentojnë këto vendime të huaja, si dhe cfarë ka thënë edhe zoti Dumani në parashtrimin para Gjykatës Kushtetuyese se t ato të dhëna janë rezulatte të përgjimeve dhe vlera e tyre duhet të kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe të atij Shqiptar, pa lejuar asnjë qëndirm inferior dhe përulje ndaj çdo vendimi që nuk përputhet me legjislacioni procedurial dhe kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Next Post
Moti i keq në Qarkun e Shkodrës, probleme në disa akse për shkak të rënieve të gurëve

Moti i keq në Qarkun e Shkodrës, probleme në disa akse për shkak të rënieve të gurëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In