• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatët, debat me deputetët te ‘Ligjet’ / Haxhia: S’e bëjmë bojkotin për xhepin, ju s’jeni seriozë; Bushka: Mos na trego…

by A R
13/07/2022 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar me diskutime me tone të larta mbledhja e komisionit të ligjeve ku po diskutohet për hartën e re të gjyqësorit që është krijuar nga KLGJ.  I pari që ka ngritur zërin ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi që akuzoi KLGJ se ka marrë një vendim politik me bekimin e Edi Ramës, ndërkohë që u kundërshtua nga deputeti socialist Pandeli Majko që kërkoi t’i fikej mikrofoni.

Në vijim, fjalën e mori kreu i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Maks Haxhia i cili akuzoi të dy palët politike se nuk janë serioz në mbledhje. Duke argumentuar se bojkoti i avokatëve nuk bëhet për para dhe mbushje xhepash, por për interesin e qytetarëve, të cilët do të preken nga harta e re e gjyqësorit në financat dhe çdo veprimtari të jetës së tyre, Haxhia theksoi se palët politike nuk janë serioz në mbledhje.

Ai kërkoi që të rrëzohet vendimi i KLGJ, në mënyrë që palët të realizojnë hartën territoriale dhe paralel me të të krijojnë një hartë të vlefshme gjyqësore që do të jetë eficente për drejtësinë.

REPLIKAT:

Bardhi: Po i kërkoj kolegut të mos më ndërpresë. Se ai më ndërpreu. Qetësohu Pandi. Merre me qetësi.  Zonja kryetare ta nisim nga kjo pikë. KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim politik i Edi Ramës që ka marrë firmën e Naureda Llagamit. Se po qe vendimi politik i Edi Ramës nuk ka pse qëndrojnë këtu as KLGJ, as ne deputetët.

Maks Haxhia: Jam bërë pesimist se dëgjova që u mblodhëm këtu për ti treguar publikut se kemi. Ne duam të bëjmë me dije qëndrimin e Dhomës së avokatisë së Shqipërisë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për reformën në drejtësi dhe asgjë që ka të bëjë me hartën e re gjyqësore askush s’duhet ta interpretojë si qëndrim kundër reformës në drejtësi. Vendimet tona mund t’I gjykoni si qëndrime politike, por ne nuk I përkasim asnjë krahu politik dhe vendimet tona janë të pastra të ndërmarrë vetëm si Dhomë Avokatie.

Harta e re e gjyqësorit nuk është vetë reforma në drejtësi, por është një hartë për të pasur drejtësi sa më kualitative dhe për ta afruara më pranë publikut,. Ne përfaqësojmë publikun dhe e kemi bërë shumë të qartë. Ne nuk kemi hallin sesi do të paguhemi por që drejtësia të jetë efiçente dhe me këtë hartë të re gjyqësore drejtësia nuk është eficente. Ne i kemi paraqitur arguemntet tona të pakundërshtuara dhe të krahasuara me rajonin.

KLGJ na solli krahasimin me hartën suedeze, por vetëm me Suedinë nuk mund të krahasohet Shqipëria, por na krahasoni me këto vendet e tjera që kanë male, fushe gropa ne ju. Se me këtë hartë nuk vete shërbimi plotësisht te qytetari, por i largon më shumë. Me këtë hartë do fillojë vetëgjyqësia, hakmarrja, dhuna në familje,. Se një grua që dhunohet në Frashër të Përmetit, sa të vejë 6 orë të bëjë denoncimin i ka ikur dhe inati dhe presion i ka bërë kryefamiljari.

S’na erdhi mirë që kjo hartë gjyqësore nuk ishte diktuar për arsyet që ne thamë por për mungesë gjyqtarësh. Mungonin gjyqtarët për disa arsye, ndoshta edhe prej dështimit të reformës por unë nuk gjykoj. Ne gjithsesi i kërkuam KLGJ që avokatët t’i bëjnë këshilltarë me status të posaçëm nëse nuk duan t’i bëjnë gjyqtarë.

Kërkuam mos të kalojmë nga 6 Apele në 1 Apel se është hapmi madh. Këtu huk pati as studim financiar fare, e dini ju që Shqipëria nuk ka godina. Në asnjë mënyrë, ne pranuam vetëm për Sarandën dhe ishte zgjidhje politike jo teknike, që Saranda të ketë një Gjykatë të Shkallës së Parë. Kërkuam që Lushnja me 200 mijë banorë të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë, jo Administrative. Edhe Kurbini kërkuam të ketë Gjykatë të Shkallës së Parë. Ne bëmë kundërshtimet tona, jo për ta kundërshtuar por për t’u bashkuar me qëllimin që do qeveria për të përmirësuar drejtësinë.

Unë kam edhe një gjë të fundit fare: Ne nuk besojmë se ju e keni seriozisht, ne erdhëm këtu dhe do ua them të dy palëve. Unë jam një qytetar që e kam familjen në Shqipëri, ju po bëni hartën territoriale, ju se keni me seriozitet. Se ne do ju thonim pezullojeni këtë hartë gjyqësore se proceset ecin paralel. Mos të bëjmë themelet, ngremë katet dhe pastaj i prishim prapë katet. Ju sugjeroj se ne nuk e kemi bërë gjithë këtë lëvizje për xhepin tonë.

Klotilda Bushka: Do ju lutesha të lini paragjykimet se jemi ne apo jo serioz.

Haxhia: Është e drejta ime kjo.

Klotilda Bushka: Në lidhje me hartën territoriale dhe gjyqësore. Harta gjyqësore është detyrim ligjor, por si ndërlidhet me çështjet e tjera nuk i takon këtij Komisioni.

/a.r

Next Post
Shau ‘Stresin’ në rrjete sociale, ekstremisti nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

Shau 'Stresin' në rrjete sociale, ekstremisti nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In