Avokat Spartak Ngjela ka bërë një vlerësim ndaj Erjon Veliajt në lidhje me zbukurimet e Tiranës, pasi sipas tij, kryebashkiaku ka mundur të çlirojë kryeqytetin nga mjedisi arab që kishte kapluar rrugët kryesore, vitin e shkuar, kur në krye të bashkisë ishte Basha.
“E pashë me interes dhe kënaqësi ndriçimin festiv të Tiranës sonte…ishe i bukur…por më impresionues ishte fakti që kryetari Velia e kishte “flakur” krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet. Sukses kundër otomanizmit, është kjo arritje. Kryetari i ri duhet ta kthejë në sistem shrrënjosjen e karakterit oriental të Tiranës. A do ta bëjë dot?”, shkruan Ngjela.