• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avni Rustemi përballë gjyqit të Tiranës

by Pëllumb Kulla
14/07/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë.

Ky tjetri, sot, qenka lemeri! Këtë gjyq na e paskan ngritur dhe po ia bëjnë Avniut shqiptarët e tij. Përse?! Cila nevojë e lindi?

Pyes veten: përse vallë Tirana zhurmëmadhe iu kthye Avni Rustemit?! Përse po gjykojnë atë gjeneratë të ngritur në këmbë rreth Parisit për shpëtimin e djaloshit njëzetepesë vjeçar dhe fyejnë atë turmë të përzishme më pas, gjatë varrimit të tij që dëgjonte gojëhapur vlerësimet e Fishtës dhe të Nolit?!

Kemi vendosur të grisim të gjitha fotot e heronjve të së shkuarës, meqënëse para atyre fotove dikur ka qëndruar me nderim edhe Enver Hoxha?!

Bashkohem në mbrojtje të heroit libohovit edhe sepse vazhdoj ta konsideroj të tillë edhe sot, por edhe ngaqë kam derdhur frymëzim në rrugën time të artit për të. Sepse kam punuar një vepër mjaft të suksesëshme, në një nga faqet më të ndritura të Teatrit Bylis të Fierit, që zgjoi vëmendje dhe emocione të rralla publike dhe kërkohet me ashk edhe sot.

Kam kënaqësinë të them se në atë spektakël, rreshtuar pas krye aktorit Fatos Sela në rolin e heroit, pjesëtarët e trupës  së teatrit fierak shënojnë kryerolet e tyre të karrierës.

Po nuk dal të mbroj spektaklin. Jo, jo! Në djall të vejë drama dhe teatri! Ajo shfaqje mund të ishte dhe një krijim çfarëdo për një gjest të madh patriotik me emra të ndryshëm nga ata të Esat Toptanit dhe të Avni Rustemit. Unë po dal në mbrojtje të heroit kombëtar, që rastisi në një vepër të endur me dashuri dhe frymëzim.

Për herë të parë mospëlqimin për shfaqjen time, e ndesha nga një burrë i vjetër tiranas, daja i një shokut tim të ngushtë, i cili la të kuptohej se ne, në fushën tonë të skenës dhe ekranit  nuk bënim gjë tjetër, veçse përsërisnim artistikisht bindjet dhe idetë e diktatorit.

Aty dëgjova për herë të parë dikë që vlerësonte figurën e Toptanit. Ai linte mënjanë dëmet, sabotimet në rrugën e shtetformimit kombëtar, sabotimin e Princ Vidit, faktin që prehet në një varr mes luftëtarëve të rënë serbë. Dhe flakte tej heroizmin e Rustemit.

Nuk është kjo tema e këtij shkrimi, por duhet ta them se unë isha kalitur me këto verejtje averse, të cilat punëve të mia u hiqnin zemrën dhe u linin vetëm logjikën dhe interesin. Dhe atë ditë për herë të parë mua m’u desh të formuloja avokatinë e qendrimit tim. Këtë do ta përsëris edhe në fund të kësaj daljeje, teksa më duhet të them se skandalizohem nga ky zhurmërim i ri i ca studjuesve historianë, i ca deputetkave dhe i ca gazetarëve.

Kush në ekranet televizive ka patur rast të haset me një bashkim zërash, të filmuar nën titullin “Kronologjia e një vrasjeje me pagesë”, duhet të jetë neveritur me kakapërllëkun e disa tezave gjoja të guximshme historike nga gërmime të çaprashitura.

Është aty brenda një hallakatje e rrëmujshme, ku përplasen të hedhura tok, fakte historike si pafajësia e dekretuar nga gjykata pariziane, fajësia e një palo “kronologjie”, ku na i qënkan paguar 5000 lireta një studenti të varfër, por patriot gati fanatik, që nuk ka para të përballojë dot rrugën dhe të shpenzojë në hotelet e Parisit gjatë peshkimit të rastit për atentatin.

Përmendet pastaj porosia e ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për sigurinë e heroit të pritur si triumfator në hapësirën Durrës –Tiranë me esadistë të shumtë e tjera e tjera…

Dhe kjo gazetari e shpifur e një “kronologjie vrasjeje me pagesë” arrin majat, kur Avni Rustemi, deputet i kosovarëve në parlamentin shqiptar, i kthen shumën e parave huadhënësit, Rexhep Jellës, dhe e detyron Jellën ta rimarrë pagesën e atij qershori të vitit 1920! Nuk do të habitesha asfare në atë filmth po të mësoja se ajo vrasje e bujshme e pat nxjerrë Rustemin milioner!

Çfarë gazetarie mund të jetë kjo përveçse avantazhe të lirisë së sotme të shprehjes, në një demokraci të shpifur, ku jemi sypatrembur të vemë në dyshim staturat e Skëndërbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit dhe Avniut me shokë!

Pse marr unë anën e Avniut në këtë re pluhuri, që po ngrenë nëpër kanalet e shumtë televizivë të Tiranës këta aventurierë? Vetëm që të mbroj angazhimin tim në një sipërmarrje artistike? Edhe për këtë arsye mund të mobilzohesha, por më duhet të rrëfej se dashuria për këtë fatos kombëtar daton shumë-shumë më herët.

Isha afro shtatë vjeç, në fshatin tim të lindjes, kur mamaja ime e mirë këndonte teksa bënte punët e shtëpisë dhe ia kërkonin nëpër dasma këngën për këtë patriot të rrallë:

Libohova, shumë e mirë, djalë trim kishte Avninë/… Kush e vrau Esat Pashanë/ Unë e vrava satananë…

Dhe pas pyetjeve që i bënim ne fëmijët, mamaja na shpjegonte se cili ishte ai trim që i patën ngritur dhjetëra këngë…

Dyzet e ca vite më vonë pas atyre tingujve të magjishëm të zërit të nënës time, duke u përgatitur ta mishëroj në skenë aktin dhe triumfin e tij, mua m’u dha rasti të lexoj hartime të tij në gjuhën e përsosur italiane në kolegjin e San Demetrio Coronas…

Lexova shënime arkivale, nga procesi gjyqësor i Seine-s, shprehje të thëna para jurisë franceze që po e gjykonte, dhe që unë, tok me të ndjerin Sheri Mita, i përfshimë në trupin e dramës tonë. Ndër të gjitha shënimet rreth tij, çuditërisht ne nuk hasëm asnjë rresht kushtuar ndonjë vajze!

Ky njeri i rrallë që u vra në moshën 30 vjeçare figuronte i kushtuar vetëm një dashurie madhore: asaj për vendin e tij!

Më duhet të them se ne duhet vërtet të japim llogari nëse e kemi të sinqertë përkushtimin ndaj heronjve që, pas një frymëzimi të ndezur, ua ofrojmë lexuesve dhe spektatorëve. Apo jemi ushtarë të bindur të diktatorëve dhe shtetarëve të kohës kur jetojmë, sikurse vinte në dyshim një burrë i nderuar tiranas tridhjetepesë vjet më parë?

Jo, or zotëri i ndjerë! Jo, o zotërinj të ditëve tona të demokracisë!

Edhe sikur të mos isha endur nëpër shkrime, faqe historie dhe dokumenta, mund edhe të ngrija në skenë një vepër bazuar në anësira botkuptimore, në opinione dhe qëndrime të konsoliduara.

Por nuk ka gjykim më plebishitar, nuk ka bazë më solide, se sa kur bëhen të një mendjeje mamaja ime dhe burra me peshë në historinë e vendit, si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Mit’hat Frashëri, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Asdreni, shqiptarët kurbetlinjtë përhapur mbi globin tokësor, apo zgjedhësit kosovarë që e votuan Rustemin si përfaqësues të tyre…

I bashkoj kësaj liste trupën gjyqësore franceze që e liroi heroin tonë legjendar aty, në sallën e gjyqit!

Si mund ta trajtoni një figurë të tillë historike, si të ishte ai një killer banal, i sojit të atyre Dumanëve, që po gjykohen sot në Shqipëri?!

Qesharake, është pak! Tezat tuaja janë një turp i përmasave të mëdha, për të mos thënë më shumë…

Next Post
“Ja kur mund të lirohet Tahiri”/ Avokati Haxhia: Gjynah të dënohej, ngriti policinë e rendin. Si të ngordhin lopët e të burgosësh ministren…!

"Ja kur mund të lirohet Tahiri"/ Avokati Haxhia: Gjynah të dënohej, ngriti policinë e rendin. Si të ngordhin lopët e të burgosësh ministren...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha do bëhet President!”/ Lesi: Kam burime përtej oqeanit, Berisha me Metën do marrin Opozitën

Nxirreni nga qelia e paraburgimit Ilir Metën

May 13, 2026
Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

May 13, 2026
Konflikt familjar në Pogradec për një lopë! Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare

Konflikt familjar në Pogradec për një lopë! Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare

May 13, 2026
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Mereme Selës për kandidimin në PD, mungojnë dokumentet dhe aktet ligjore të plota

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Mereme Selës për kandidimin në PD, mungojnë dokumentet dhe aktet ligjore të plota

May 13, 2026
Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, dyshohet se kishin organizuar seri vjedhjesh në banesa

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, dyshohet se kishin organizuar seri vjedhjesh në banesa

May 13, 2026
Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe

Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe

May 13, 2026
Sherr në Kamëz në lokal, pezullohen dy policë pas dyshimeve për mosveprim në konfliktin ku u përfshi edhe efektiv i FNSH-së

Sherr në Kamëz në lokal, pezullohen dy policë pas dyshimeve për mosveprim në konfliktin ku u përfshi edhe efektiv i FNSH-së

May 13, 2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyri

May 13, 2026
Publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë, PDK me Bedri Hamzën i pari, ndryshime edhe në LDK e VV

Publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet në Kosovë, PDK me Bedri Hamzën i pari, ndryshime edhe në LDK e VV

May 13, 2026
Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In