• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Avioni u sulmua nga francezët, synohej eleminimi i Gadafit”, Meloni reagon pas deklaratave të ish-kryeministrit Amato

by Java News
02/09/2023 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Xhuliano Amato ka folur për masakrën e Ustikës ku një avion Itavia DC9  u rrëzua më 27 qershor 1980 dhe si pasojë humbën jetën 81 persona. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ish kryeministri ka deklaruar se avioni është rrëzuar nga një raketë franceze, të cilët donin që të vrisnin Gadafin, duke fluturuar me një Mig të forcave të tij ajrore.

Por fatkeqësisht sipas tij udhëheqësi libian është paralajmëruar për rrezikun dhe nuk hipi në aeroplanin e tij duke bërë që sulmi të kryhej dhe të humbnin jetën 81 personat e pafajshëm që ndodheshin në DC9 të Itavia.

Ish Kryeministri italian ka thënë se hipoteza më e akredituar është se ajo raketë është lëshuar nga një avion luftarak francez që nisej nga një aeroplanmbajtëse në brigjet jugore të Korsikës ose nga baza ushtarake e Solenzara, e cila ishte shumë e ngarkuar atë mbrëmje, por Franca nuk ka hedhur kurrë dritë mbi këtë.

“Pyes veten pse një president i ri si Macron, edhe historikisht i jashtëzakonshëm me tragjedinë e Ustikës, nuk dëshiron të heqë turpin që rëndon mbi Francën – vëren Giuliano Amato –. Dhe ai mund ta heqë atë vetëm në dy mënyra: ose duke demonstruar se kjo tezë është e pabazuar ose, pasi të jetë verifikuar vlefshmëria e saj, duke i kërkuar faljet më të thella Italisë dhe familjeve të viktimave në emër të qeverisë së saj. Heshtja e zgjatur nuk më duket zgjidhje”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me deklaratat e tij të fundit ka reaguar edhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka theksuar se fjalët e ish kryeministrit janë shumë të rënda dhe në lidhje me hetimet për këtë ngjarje kërkon që ai të vërë në dispozicion çdo informacion që ka.

“Ato të Giuliano Amato mbi Ustica – n janë fjalë të rëndësishme që meritojnë vëmendje. Megjithatë, Amato saktëson se këto fjalë janë rezultat i bindjeve personale. Duke qenë se asnjë akt në lidhje me tragjedinë e DC9 nuk mbulohet nga sekreti shtetëror dhe se gjatë dekadave autoritetet gjyqësore dhe komisionet hetimore parlamentare kanë kryer një punë të gjatë, i kërkoj Presidentit Amato të bëjë me dije nëse, përveç bindjeve të tij, zotëron ose jo elemente që mundësojnë rianalizimin e përfundimeve të gjyqësorit dhe të Parlamentit, dhe mundësisht vënien në dispozicion të tyre, në mënyrë që qeveria të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm dhe pasues”, ka thënë ajo.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In