Policia e Shtetit ka liruar tre personat e dyshuar për përfshirjen e mundshme në trafik droge, nëpërmjet një avioni që është parë të qarkullonte pranë fshatit Akërni dy ditë më parë.
Lirimi i tyre u bë pasi nuk janë siguruar prova që implikon ata shtetas në trafikun e drogës. Mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre dhe mjetet që posedonin, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.
Për më tepër nuk ka asnjë gjurmë të avionit i cili mendohet se ka arritur të largohet drejt Italisë, pa u pikasur nga radarët.