• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avioni me drogë, 2 shqiptarët e kontrollonin trafikun nga Italia (Foto)

by
15/09/2015 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj dy shqiptarët e arrestuar për avionin e kapur në Torino për transport droge, rezultojnë të mos kenë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2015.

Burime pranë grupit hetimor në Tiranë bëjnë me dije për News24 të tjera detaje rreth hetimit të përbashkët që po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë për grupin kriminal që u kap me datën 7 shtator në Torino.

Nga këto të dhëna mësohet se Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.

Nga të dhënat mësohet se Maksim Llanaj rezident në Itali ka ardhur për herë të fundit në Shqipëri në 31 maj të vitit 2014 ku ka qëndruar tre ditë dhe është larguar.

Ndërsa shtetasi Fitor Alliaj ka ardhur në gusht të vitit 2014 ku ka qëndruar 3 javë dhe është larguar.

Sipas të njëjtave burime, në bazë dhe të përgjimeve të siguruara nga autoritet italianë, krahas 4 shtetasve të arrestuar me datën 7 shtator janë identifikuar paraprakisht si të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike edhe 6 shtetas shqiptar dhe dy italianë.

Një pjesë e tyre po mbahen nën vëzhgim nëpërmjet metodave special të hetimit në mënyrë që të arrihet tek “bosi” i marijuanës në Vlorë.

shqiptaret

Next Post

Kocijançiç: Asociacioni i Luginës nuk është i njëjtë me atë të serbëve të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com