• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Avioni malajzian, Rusia Jo ngritjes së gjykatës

by
31/07/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia po përballet me kritika të ashpëra për kundërshtimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht autorët e rrëzimit të një avioni të kompanisë Malaysia Airlines në Ukrainë një vit më parë.​

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer nga mosmiratimi i projekt-rezolutës për krijimin e një gjykate ndërkombëtare penale për rastin e avionit MH17 pavarësisht përpjekjeve tona për të trajtuar shqetësimet e anëtarëve të Këshillit dhe për të eliminuara mospajtimet tona”, thotë ministri malajzian i transportit, Liow Tiong Lai.

“Nuk ka arsye për kundërshtimin e rezolutës, nëse nuk keni lidhje me rrëzimin”, thotë ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin.

Reagimet pasuan komentet e ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin, i cili tha se Moska e kundërshtoi gjykatën për shkak të shqetësimit se ajo nuk mund të jetë e paanshme.

“Si mund të sigurohemi se hetimi do të jetë i paanshëm dhe do t’i rezistojë propagandës agresive të medias? Si do t’i rezistonte presionit të qartë politik, kur shkaqet dhe madje edhe fajtorët e fatkeqësisë, janë përmendur që më parë. Deklarata të tilla janë bërë nga një numër i udhëheqësve të shteteve të caktuara që janë pjesë e ekipit të përbashkët hetimor”.

Një vit më parë, një avion malajzian me 298 persona në bord,  u godit nga një raketë tokë-ajër në Ukrainën lindore që kontrollohet nga seperatistët e mbështetur nga Rusia ndërkohë që po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Ambasadorja amerikane në OKB thotë se kundërshtimi i Rusisë ndaj ngritjes së një gjykate penale ngre pyetje të tjera.

“Duke i vënë veton kësaj rezolute, Rusia është përpjekur të mohojë drejtësinë për 298 viktimat e atij avioni, dhe familjeve të tyre shansin për të parë gjykimin e përgjegjësve të sulmit”.

Edhe kryeministri britanik David Cameron sot kritikoi vendimin e Rusisë për t’i vënë veton rezolutës dhe tha se duhet të shqyrtohen mënyra të tjera për krijimin e një gjykate për hetimin e rrëzimit të avionit maljazian në Ukrainë.

“Nëse ne nuk mund ta krijojmë një gjykatë përmes OKB-së, atëhere ne do të duhet të kërkojmë mënyra tjera për të realizuar këtë. Drejtësia, ashtu si në rastin e fatkeqësisë në Llokërbi, duhet të vihet në vend”.

Ukraina dhe Perëndimi dyshojnë se avioni u rrëzua nga ushtarë rusë ose separatistë pro-rusë, por Rusia e ka mohuar këtë.

Rusia fajëson një avion luftarak ukrainas për rrëzimin e aeroplanit malajzian. /VOA

Next Post

Hëna Blu, diçka e pazakontë do të ndodhë sonte (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com